Presidenti Meta live tani para gazetarëve: Nga e hëna dokumentet do të bëhen publike!!!

0
112

Kreu i Shtetit, Ilir Meta, ndodhet në një konferencë për mediat në mbyllje të vizitës faktmbledhëse  të delegacionit të Venecias në Tiranë.

Delegacioni

Delegacioni i Komisionit të Venecias ka zhvilluar takime me krerët më të lartë të shtetit dhe të politikës për tu njohur me pretendimet e palëve mbi nismën për shkarkimin e presidentit Ilir Meta.  Të parët që dhanë mendimin e tyre ishin përfaqësuesit e opozitës.

Delegacioni u ndal më pas në takimin me sekretarin e Përgjithshëm të PS-së, Taulant Balla dhe më tej në presidencë ku mësohet se janë dhënë argumentet për dekretin e anulimit të zgjedhjeve vendore në 30 qershor.

Pas diskutimeve, në një deklaratë për mediat Kreu i Shtetit shprehet se nëse do të ishin respektuar rekomandimet e Komisionit të Venecias në të kaluarën, Shqipëria nuk do të ishte kurrë në këtë situatë.

Ndërkaq në takimin me kreun e kuvendit, Gramoz Ruçi, është diskutuar si për komisionin parlamentar hetimor ndaj presidentit, ashtu dhe për reformën në drejtësi, vettingun ndaj funksionarëve të lartë apo dhe ligjin mbi pronësinë dhe të drejtën e zgjedhësve për të paraqitur një nismë ligjore.

Edhe përfaqësuesit e opozitës së re kanë dhënë mendimin e tyre përsa i përket krizës politike. Ndërsa në kryeministri është diskutuar mbi krizën politike, si dhe mbi situatën e krijuar pas zhdekretimit të 30 qershorit.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here