“Shit artin, mos shit shpirtin!” Bombat dhe vrasjet/ Ish-kryebashkiaku i Natës, i përvishet tenorit të famshëm…

0
93
Me anë të një postimi në rrjetet sociale, ish-krahu i djathtë i Erion Veliaj, i sjell në vëmendje tenorit Pirgu, Luciano Pavarotti-n.
Ish-kryebashkiaku i Natës, i përvishet tenorit Saimir Pirgu, ku mes të tjerash ai i thotë: “Artist i madh por vetëm kaq! Shit artin, mos shit shpirtin!”
Tiranë- Ish-kryebashkiaku i natës, Briken Fejzullai, ka ironizuar me tenorin Saimir Pirgu, i cili u shpreh në një intervistë se do t’i duheshin 200 mijë shfaqje për të rikuperuar imazhin e dëmtuar nga një gomë e djegur para Kuvendit prej protestuesve të Opozitës.

Ai shprehet: “Luciano Pavarotti, ndërtoi karrierën e tij të jashtëzakonshme, gjatë viteve më të këqija të pasluftës italiane.
Por kurrë askush, kur shihte “Big Luciano” duke performuar nëpër skenat më të mëdha botërore, nuk shihte Italinë e llahtarisur nga rrëmbimet, bombat dhe vrasjet e Brigadave të Kuqe apo më keq akoma, atë të përgjakur deri në fyt prej Mafjes famëkeqe siçiliane.
E vetmja gjë që publiku shihte i magjepsur, ishte gjeniu, i cili tashmë nuk i përkiste më, vetëm “Vendit të Bukur” por ishte trashëgimi e gjithë botës dhe njerëzimit.

T’ia thotë dikush Saimir Pirgut, që na u bëka merak se i duhen 200.000 koncerte, për të rregulluar imazhin e Shqipërisë, për një gomë të djegur në protestë.”

Në përmbyllje të reagimit të tij, Fejzullai shprehet: “Artist i madh por vetëm kaq! Shit artin, mos shit shpirtin!”

Pirgu u u vlerësua me çmimin “Shqiponja e Artë” gjatë Samitit të Dytë të Diasporës. Çmimin ia dhuroi vetë kryeministri Edi Rama, i cili nuk kurseu as batutat. Ndërkohë tenori në një intervistë të dhënë për Top Channel u shpreh se për një gomë të djegur nga protestuesit do të duhet të kryente plot 200 mijë shfaqje për të rregulluar imazhin e Shqipërisë në botë.

(B.B/

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here