Ish-ministri Lleshaj lëshon kunja mirditori ndaj kryeministrit Rama

0
110

Në prezantimin e ministrit të ri të brendshëm, Bledi Çuçi, ish-ministri Lleshaj lëshoi ca kunja mirditori, me sa duket e kishte me kryeministrin që ndodhej në prezantim.

”Unë nuk e dija kush do ishte pasardhësi, por këshilla ishte që pasardhësi që vjen në atë post pa dëshirën e tij, nëse nuk vjen me ndonjë etje të madhe për t’u bërë ministër, s’kisha asnjë këshillë, pasi puna do të bëhet me se s’bën, jam i sigurt se vetëm ky parakusht mjafton. E kam çekuar më vonë se Bled Çuçi ka ardhur pa dëshirën e tij, pra s’ka pasur plan për të ardhur.

Po qe se do ishte një person që do ishte prej një lufte të madhe jetike për t’u bërë minsitër, edhe atij s’do i jepja këshillë sepse punët do shkonin keq. Jam i lumtur që Çuçi vjen, për të shërbyer, jo për t’i shërbyer.” tha Lleshaj.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here