Erion Veliaj i cili duhet të ishte kandidat qelie, po u serviret shqiptarëve si kandidat bashkie me bekimin e plotë te ambasadores Yuri Kim.

0
211

Nga Elona Caslli/

Nuk ekziston asnjë autoritet të cilit mund t’i imponohesh me mungesë dinjiteti. Ky rregull  vlen qoftë për një situatë të zakonshme në jetën e përditshme dhe qoftë për një situatë jashtë të zakonshmes në  politikën e një vendi.Nuk mund t’i imponohesh një përgjegjësi, një drejtori apo titullarit të një institucioni me mungesë dinjiteti. Mund të përdoresh, mbështetesh nga ky i fundit për një periudhë kohe, por me të mbaruar afati kohor i përcaktuar nga autoriteti në fjalë hidhesh në kazanin e mbetjeve të pariciklueshme.

Në shtator të vitit 2021 pjesa opozitare e popullit shqiptar, që kishte mbështetur opozitën në zgjedhjet e 25 prillit priste denoncimin e masakrës zgjedhore nga kryetari i asaj kohe Lulzim Basha.  Nga prilli deri në shtator të 2021, Lulzim Basha kish avulluar dhe e vetmja shenjë pranie që kish dhënë ishte një përshëndetje në mëngjes nga Thethi në një ditë të nxehtë vere.

Në shtator të vitit 2021, kur pritej denoncimi i masakrasës zgjedhore përjashtohet Sali Berisha nga grupi parlamentar. Ky përjashtim vijon me një kërcënim të drejtpërdrejtë nga ambasadorja Yuri Kim me një terminologji të pastër komuniste që konkretizohet me ngrënie bari. Për të gjithe është e qartë rrjedha e ngjarjeve që pasuan deri në ditët e sotme, ku kemi një situatë qesharake e cila përfaqësohet nga një kryetar i autorizuar me një vulë në dorë dhe me një përfaqësi minimaliste kandidatësh në zgjedhjet vendore.

Kryetari i autorizuar ka vulën dhe pretendon se përfaqëson partinë opozitare më të madhe në vend, por nuk ka kandidatë për t’u përfaqësuar në zgjedhjet vendore. A nuk është ky një paradoks?! Unë mendoj se po.

Teksa thashë në fillim të këtij statusi se nuk ka autoritet që i imponohesh me mungesë dinjiteti, ndërmend kisha dhe anëtarësinë e Partisë Demokratike. Anëtarësia e një partie është autoritet më vete dhe faktet dëshmojnë se anëtarësia përbën autoritet më të madh se një ambasadore të shndërruar në një guvernatore, për sa kohë kjo anëtarësi mban qartazi një distancë të theksuar me kryetarin e autorizuar dhe ky i fundit nuk ka përfaqësi në zgjedhjet vendore.

Lulzim Basha në një nga daljet e tij televizive deklaroi se Yuri Kim toleroi masakrën zgjedhore se unë nuk isha distancuar nga Sali Berisha.

Lind pyetja; Tani që Lulzim Basha u distancua nga Sali Berisha Yuri Kim do t’i shkulë veshin Edi Ramës për vjedhjet e mundshme në zgjedhje?!  Nuk rezulton asnjë shkulje veshi për sa kohë patronazhistit iu shtua edhe platforma e Aktivistit, e cila është dhunim i drejtpërdrejtë i drejtave të njeriut dhe burimet shtetërore po përdoren ditën për diell në prag fushate.

Një situatë tjetër qesharake që vlen për vulëmbajtësit është fakti që ndjekin një standard të dyfishtë në gjykim lidhur me zgjedhjet vendore. Cili është ky standard i dyfishtë?!

Për kandidatin e Tiranës thuhet se vota për të, është votë për të majtën dhe jo për të djathtën. Krejt në rregull.

Tani pyetja që lind është; Pse nuk ekziston i njëjti standard gjykimi për kandidatin e qytetit të Elbasanit apo për kandidatin e qytetit të Durrësit?!

Nuk më rezulton se formula e kandidimit ndryshon nga Tirana në Durrës apo nga Tirana në Elbasan.

Një fakt tjetër i pakuptueshëm është pohimi i Kryetarit të Autorizuar, Alibeaj për kandidatët e Foltores teksa pohon se janë ftuar për të garuar nën siglen e Partise Demokratike.

Pyetja që lind është shumë e thjeshte; Këta kandidatë a dolen nga një proces të cilin zoti Alibeaj nuk e njeh?!

Pra, njihen kandidatët, por nuk njihet procesi nga i cili dolen këta kandidate?! A nuk është ky nje paradoks tjetër?!

Të gjitha faktet e renditura më lart të shpien vetëm në një përfundim: Nuk ka autoritet që mund t’i imponesh me mungesë dinjiteti. Qoftë ky autoritet ambasadorja Yuri Kim e cila pas pak kohësh i hipën avionit nën sloganin “Lufta kundër korrupsionit duhet të vazhdojë”, qoftë anëtarësia e një partie e cila në çastin që pret denoncimin e tjetërsimit të votës  së shqiptarëve, përballet me përjashtimin e  Sali Berishës si amnezi për mandatin e vjedhur rilindas.

Post Scriptum-  Kujtojmë faktin se Erion Veliaj i cili duhet të ishte kandidat qelie, po u serviret shqiptarëve si kandidat bashkie me bekimin e plotë te ambasadores Yuri Kim.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here