Parashikimi i motit për këtë të shtunë

0
153

Këtë të shtunë moti parashikohet të jetë kryesisht i vranët dhe me intervale të shkurtra me diell.

Reshjet e shiut që do të nisin që në orët e para të mëngjesit fillimisht në veriperëndim, gradualisht do të shtrihen edhe në pjesën tjetër të vendit. Reshjet pritet të jenë me intensitet të ulët në jug ndërsa në veriperëndim dhe qendër me intensitet mesatat e lokalisht të lartë. Hera-herës reshje në formën e shtrëngatave shoqëruar me shkarkesa elektrike dhe breshër.

Era do të jetë nga kuadrati i jugut me shpejtësi mesatare deri në 10m/sek, duke bërë që valëzimi në detet Adriatik dhe Jon të jetë i forcës 2-3 ballë.Ndërsa për sa i përket temperaturave pritet të vijojnë nga 9-17 gradë C.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here