Detaje të tjera nga plagosja me armë në Lushnje, 60-vjeçarja jashtë rrezikut për jetën (EMRI)

0
129

Detaje të reja janë zbardhur nga plagosja me armë në Lushnje ndodhur pak minuta më parë. Si pasojë e sulmit ka mbeur e plagosur në këmbë  60-vjeçarja Bajame Seneja motra e Kastriot Hasallës, i cili ndodhet në burg për vrasje. Mësohet se  autori i plagosjes është identifikuar, por ende nuk ka përfunduar në prangat e Policisë së Shtetit, ndërsa Senaja është jashtë rrezikut për jetën pasi plumbin e ka marrë në këmbë. Megjithatë ende nuk ka dëshmuar lidhur me atë që ka ndodhur.

Kastriot Hasalla vrau Romeo Hasallën dhe plagosi 3 të tjerë pas sherrit për tokën në Garunjas. Në 29 korrik të vitit 2019, vëllezërit Kastriot dhe Afrim Hasalla kanë vrarë me armë zjarri kushëririn e tyre, Romeo Hasallën, pas një konflikti pronësie. Në momentin e ngjarjes ishin prezentë Shuaip Hasalla së bashku me tre djemtë e tij Emiljanin, Laertin dhe Romeon, ndërsa Kastrioti ishte bashkë me të vëllain dhe djalin. E gjitha nisi nga shkulja e ullinjve që familja e Shaipit kishte mbjellë në tokat që Kastrioti pretendonte se e kishte të vetën. Sapo ka filluar t’i shkulë me zetor kanë qenë Romeo me vëllezërit e tij që janë përleshur me djalin e Kastriotit dhe vëllain. Të gjendur në këto kushte Kastrioti ka nxjerrë armën e gjahut të cilën e kishte në zetor dhe ka qëlluar në drejtim të Romeos, i cili humbi jetën, ndërsa babai dhe vëllezërit u plagosen lehtë. Pas ngjarjes policia arrestoi vëllanë e Kastriotit dhe djalin, ndërsa vetë Kastrioti u vetëdorezua tre ditë më pas.

Artikull i ndërlidhur :

Të shtëna me armë zjarri në Lushnje, një i vrarë dhe një i plagosur

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here