SHBA përgatit shoqëri me klasa në internet  

0
132

netShpejtësia e njëjtë për të gjitha rrjetet në internet – kjo do të ndryshojë së shpejti. SHBA do që së shpejti të vendosë rrjete me dy shpejtësi për internet.

Në të ardhmen disa faqe interneti do të hapen më shpejt, në qoftë se paguajnë. Këtë parashikon plani i Autoriteteve Amerikane për Telekomunikacionin (FCC). Koncernet si Streaming Netflix, Google apo Disney mund të paguajnë dhe të kenë një shpejtësi më të madhe për video dhe në këtë mënyrë do të kenë përparësi ndaj të tjerëve.

Shoqatat e konsumatorëve i kanë kritikuar këto plane, si një shkelje të neutralitetit në rrjetet e internetit. Kjo është futje e internetit me dy shpejtësi, pra internetit me dy klasa. Sipërmarrjet më të vogla janë në disavantazh ndaj atyre më të mëdha, por ofruesit e internetit kaherë kanë kërkuar modele të ndryshme çmimesh.

 

Rregullat e FCC mbeten

Shefi i FCC, Tom Wheeler, kundërshtoi këto pohime, me shpjegimin se kjo nuk prek neutralitetin. Parimet e transparencës mbeten të paprekura, shkruan ai në një blog. Në një konferencë telefonike me gazetarë ai tha se ofruesit e internetit duhet të kujdesen që konsumatorët të kenë shpejtësinë e duhur.

Rregullat e caktuara në vitin 2010 prej FCC mbeten. Një: ofruesi i internetit e mban përgjegjësinë për komunikimin dhe të dhënat që ofron. Dy: gjërat legale nuk mund të bllokohen. Dhe tre: të dhënat nuk mund të diskriminohen.

Autoritetet amerikane duan që rregullat e reja t’i miratojnë deri me 15 maj. Më pas mund të pozicionohet edhe opinioni publik. Deri në fund të vitit këto rregulla duhet të futen në fuqi. Nëse këto rregulla do ta prekin neutralitetin, për këtë po bisedohet edhe në Evropë. Së fundi Parlamenti Evropian ka kërkuar që të gjithë të kenë një shpejtësi të njëjtë.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency