Drogë, aksidente dhe lidhje me të fortët e botës së krimit/ Yjet e përbaltura të showbizit shqiptar…

0
1019

Suksesi, jeta e tyre luksoze, udhëtimet në vende të ndryshme të botës, kjo është që pasqyrohet çdo ditë në rrjetet e tyre sociale. Bëhet fjalë për vajzat më të më të famshme të botës së showbizit që përveç kësaj janë përfolur në media për lidhjet me të fortët e botës së krimit.

Por ka dhe modele të cilat nuk ngurojnë të tregojnë për publikun se iu ofrohen shuma marramendëse vetëm për të kaluar një natë me to.

Më poshtë po iu sjellim në kujtesë disa nga ngjarjet më të bujshme të ditëve të fundit dhe lidhjet e personazheve më të njohur të showbizit me të fortët e botës së krimit.

 

Oriola Marashi

Modelja shqiptare Oriola Marashi prej ditësh është në qendër të vëmendjes pasi sipas policisë në makinën e saj janë gjendur lëndë narkotike.

Pas këtyre lajmeve e ëma e Oriola Marashit reagoi duke thënë se të gjitha këto ishin shpifje dhe se nuk janë aspak të vërteta.Modelja ende nuk ka reaguar në media në lidhje me akuzat, por duket se po e vazhdon jetën normalisht.

Ilda Bejleri

Moderatorja Ilda Bejleri vetëm pak ditë më parë u kthye në qendër të vëmendjes për shkak të një aksidenti me makinë ku mbeti e dëmtuar një qytetare 63 vjeçare. Pas gjithë lajmeve që qarkulluan, Ilda nuk e pranon se e ka aksidentuar zonjën 63 vjeçare pasi sipas saj ajo është rrëzuar vetë.

Elvana Gjata

Ngjarja e 4 Tetorit bëri bujë të madhe në media ku dhe u zbulua i fejuari biznesmen i Elvana Gjatës, Ervin Mata. Këngëtarja Elvana Gjata shoqërohej nga i fejuari i saj në lokal dhe është ngacmuar nga njerëzit e Ervis Martinajt. Vis Martini dhe Fabiol Gaxhaj kanë hyrë në lokal, për t’u sqaruar ndërsa dy persona të tjerë prisnin jashtë. Biseda nuk ka qenë e qetë dhe kur palët janë acaruar, në lokal kanë hyrë edhe dy personat që shoqëronin Vis Martinin. Në këtë moment personat kanë nxjerrë armët dhe janë qëlluar me armë dhe i fejuari i saj u shpall në kërkim.

Kejvina Kthella

Kejvina Kthella u akuzua për lidhje me një nga të akuzuarit e plagosjes së prokurorit të Durrësit Arjan Ndoja, Redjan Rraja.Modelja e cila ishte në një lidhje me Redjan Rrajën, është përdorur si alibi nga ai, pasi i riu me profesion stomatolog është shprehur se gjatë kohës kur kishte ndodhur atentati ndaj prokurorit të Durrësit, Arjan Ndoja ndodhej me të dashurën e tij.

Viola Spiro

Moderatorja Viola Spiro ka qenë në qendër të vëmendjes nga ana e mediave dhe opinionit publik për shkak të arrestimit të të dashurit të saj në Itali. Partneri i saj Valentin Selajn është akuzuar nga autoritetet italiane për trafikim të lëndëve narkotike.

Trejsi Sejdini

Miss Universe Albania 2018, Trejsi Sejdini është një emër i lakuar gjatë në median rozë, për shkak dhe zërave që flasin për marrëdhënien e saj me një prej kokave të bandave, Leonard Dukës.

Redona Koçi

Ndërsa Redona Koçi prej kohësh rrëfen ofertat marramendëse që i vijnë nga njerëz të ndryshëm në rrjetet sociale që shkojnë deri në 100 mijë euro.

Suada Sherifi

Eldi Dizdari biznesmeni i cili është dhe bashkëshorti i ish misit Suada Sherifi ishte gjithashtu i përfshirë në konflikt me Ervin Matën partnerin e Elvana Gjatës. Shkak për zënkat mes dy biznesmenëve thuhej se ishin pazaret e drogës dhe trafikun e kokainës.

Rudina Magjistari

Para shumë vitesh moderatorja e emisionit të pasdites në “Tv Klan”, Rudina Magjistari njihej në Tiranë si e fejuara e Denis Ginës, i njohur si kapo i grupit famëkeq te “Rruga e Kavajës”, një nga gangsterët më në zë të Tiranës. Denis Gina u vra më 22 qershor të vitit 1999-të në periferi të Tiranës.

Inis Gjoni

Në vitin 2002 Inis Gjoni u njoh me Arian Selimin, i cili u nda nga jeta pas një ekzekutimi mafioz në Tiranë. Lidhja e saj me biznesmenin me origjinë nga Shkodra ecte shumë mirë deri në vitin 2004, Selimi përfundoi në pranga, i akuzuar si kapo i një rrjeti të fuqishëm droge.Inisi dhe Ariani kishin  një lidhje dashurie prej 9 vitesh nga e cila sollë në jetë një vajzë.

Adelina Ismajli

Triumf Riza ishte i dashuri i këngëtares së njohur Adelina Ismajli, i cili u vra në Prishtinë më 30 gusht 2007. Vrasja e oficerit Triumf Riza para disa vitesh tronditi opinionin publik, dhe “shkatërroi” të dashurën e tij, Adelinën, e cila disa kohë më vonë i kushtoi edhe një baladë me titull “Trimit tim”.

Hygerta Sako

Hygerta Sako me ish-bashkëshortin Artur Aligjoni kanë thuajse 6 vite të ndarë, martesë nga e cila kanë një vajzë. Ish-bashkëshorti i Miss Shqipëria u bë pjesë e kronikës së zezë pasi mbeti i plagosur në një nga club-et e Tiranës vitin e kaluar.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here