Shembja e ndërtesave për shkak të tërmetit, mbi 300 të arrestuar në Turqi

0
106

Turqia ka arrestuar 325 persona që janë përgjegjës për shembjen e ndërtesave të banimit si pasojë e tërmeteve që ndodhën në vend më 6 shkurt, tha ministri turk i drejtësisë Bekir Bozdag.

Ministri tha gjithashtu se janë nisur veprimet hetimore ndaj 1552 personave të tjerë.

Një tërmet me magnitudë 7.7 goditi Turqinë juglindore më 6 shkurt 2023.  Si pasojë e tërmetit që goditi Turqinë, lëkundje të forta janë ndjerë edhe në Siri, Liban, Egjipt dhe Qipro.

Më 21 shkurt, lëkundje me magnitudë 6.4 dhe 5.4 ballë u ndjenë në provincën turke Hatay, e cila tashmë ishte dëmtuar nga tërmeti vdekjeprurës i 6 shkurtit.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here