Presidenti austriak në Tiranë: Hiqni dorë nga pasaportat e arta, cenon integrimin

0
171

Presidenti i Austrisë, Alexander Van der Belle gjatë konferencës me homologun e Shqipërisë, Bajram Begaj u ndal tek pasaportat e arta, nësme që tashmë është pezulluar nga qeverie. Por pavarësisht kësaj, Alexander Van der Belle u shpreh se Shqipëria duhet të ndjekë të gjitha udhëzimet e Bashkimit Evropian.

Sa i takon procesit të integrimit të Shqipërisë, presidenti austriak tha se nuk sheh asnjë problem në rrugëtimin e vendit tonë, pasi janë duke u plotësuar të gjitha reformat.

“Procesi i anëtarësimit është shumë i gjatë. Austria në atë kohë ka pasur negociata të shpejta, katër apo 5 vjet. Sa i përket Shqipërisë kemi kohë që i mbështesim, duhet ti mbështesim edhe më shpejt.

 

 

Më duket interesante që ministri i jashtëm, duhet për tu marrë shembull. Thotë ose je brenda ose jashtë. Ose je anëtar i unionit, ose nuk je. Një temë kritike është Kosova dhe Serbia pas eksperiencës me Qipron. BE do ketë rregulla të qarta. Këtu kemi shpresë për rezultate të mira pas bisedimeve të mira.

Më bie ndërmend sa i përket Shqipërisë vetëm çështja e pasaportave të arta, që qeveria ka vendosur ta lërë pezull. Nuk është një proces për të cilin është marrë një vendim. Mendoj që Shqipëria do ndjekë udhëzimet e të drejtës europiane”, u shpreh Presidenti austriak.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here