Mashtrimi i Veliajt me 1 milion pemët e mbjella/ Këlliçi: Duhen 40 km katror sipërfaqe, ndërsa Tirana 41 km

0
140

Belind Këlliçi, kandidati për kryebashkiak të Tiranës ka demaskuar sot, dy mashtrime madhore të kryetarit socialist Erion Veliaj, që janë mëse të dukshme pas këtyre tetë viteve qeverisje të tij: 1 milion pemët e mbjella në kryeqytet nga Veliaj që nuk i sheh askush dhe trenin elektrik, trenin që do të punonte sa me karburant dhe me hidrogjen, që nuk i ka hipur askush deri më sot.

Mashtrimet e Erion Veliajt u bënë jo vetëm objekt kritikash, por edhe batutash dhe humori të hidhur në studion e Kafe Shqeto në SYRI TV.

“Dje në Tiranë u mboll pema e njëmiliontë!!! – ironizoi Këlliçi. – Festë e madhe në qytet, me të dhënat aktuale të bashkisë!”

Kafe Shqeto: Pse nuk beson se janë 1 milionë pemë?! Se sipas zotit Veliaj pema e 1-miliontë u mboll tek Parku i Liqenit dhe në fakt, dy ishin në liqen, disa të tjera në Dajt.

Belind Këlliçi qesh: Se jetoj në Tiranë, prandaj! Që ta kuptojnë qytetarët, Erion Veliaj kam përshtypjen se ka diku tek 2920 ditë që është në krye të bashkisë Tiranë, tetë vite. I bie mesatarisht të ketë mbjellë 342 pemë në ditë! Në ditë!

Kafe Shqeto: Po s’i mbjell të gjitha vetë, është edhe Gaz Paja…

Belind Këlliçi: Mirë, mirë, që janë një tufë që janë me lopatë në dorë e që mbjellin, por këta sikur vetëm pemë të mbillnin, nuk u dilte koha fizike jo më për të bërë ndonjë punë tjetër. Më merr një miku im tjetër që vjen nga fusha e sportit dhe më thotë “Belind, të jap një të dhënë. Për të mbjellë 1 milionë peme në qytet, hapësira që duhet është sa 15 mijë fusha futbolli.15 mijë fusha futbolli!!! Pra, për të mbjellë 1 milion pemë duhen 40 km katrorë në mos gaboj dhe Tirana është 41 km katrorë, sipërfaqja. Pra, e gjithë Tirana duhet të ishte një pemë e madhe, pylli orbital. Po “Pylli orbital” që nuk na e tregojnë, mbase është në hapësirë, nuk e di, po e gjejnë këta.

Shifra e pemëve është 60 mijë, është e qartë dhe nga APR vetë, dhe nga të dhënat zyrtare të tyre, nga institucionet. E thonë këta me shifra, me letra, me dokumente.

Se për të prokurua, tentuan të prokuronin edhe Pyllin Orbital, po nuk kanë ku e bëjnë, nuk kanë as vend, kanë rënë në hall të madh.  Nuk kanë ku të çojnë as lekët, se duan me i marr lekët, u duheshin për fushatë.

Është qesharake, por është njëlloj si premtimi i trenit elektrik. Ti e di që unë erdha me tren elektrik sot, e ka premtuar kryetari aktual i bashkisë së treni elektrik do të ishte modern do të punonte me kam përshtypjen me karburant brenda Tiranës dhe kur të dilte nga Tirana për në Durrës do të punonte me hidrogjen, me një formë tjetër që e kishte gjetur shumë inovatore kryetari i baskisë, po unë në pritje jam dhe të trenit elektrik, se jam kurioz ta shoh ku është!”/ar.sh/SYRI.NET

© SYRI.net

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here