Ilir Meta: Të forcojmë mbështetjen shtetërore për nënat dhe gratë, nuk është zgjidhje mbyllja e kufijve !

0
118

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta gjatë një takimi me gratë në zonën e Freskut, prezantoi pikat e platformës së kësaj force politike për nënat dhe gratë shqiptare.

Në fjalën e tij Meta u shpreh se “nuk është zgjidhje mbyllja e kufijve, por është forcimi i mbështetjes shtetërorë qeveritare, bashkiake dhe gjithë shoqërisë për gratë dhe nënat”.

Disa nga pikat që Meta prezantoi janë paga e plotë e lejes së lindjes për nënat, trefishimi i bonuesit të bebes dhe ulja e taksave për pagat për nënat dhe gratë që kanë më shumë se dy fëmijë.

“PL ka disa pika të rëndësishme, të cilat janë bërë publike, por edhe të hapura për mendime të tjera.

Gratë vrapojnë sa të mbajnë vendin e punës aq edhe të kujdesen për fëmijët. Është sfidonte dhe stresuese. Sa më shumë investime për kopshte, çerdhe dhe shkolla të reja në zona ku popullsia është rritur shumë herë aq edhe më shumë lehtësira krijojmë për çdo nënë dhe për çdo familje.

Është e domosdoshme që për një vit nënës ti paguhet e plotë leja e lindjes, sepse duhet ti përkushtohet bebes, fëmijës. Në të ardhmen kjo duhet përshkallëzuar më tej.

Është e rëndësishme të trefishohet bonuesi i bebes. Ne të gjithë e vuajmë faktin që ka rënë lindshmëria.

Është e rëndësishme të ulen taksat për pagën për nënat dhe gratë që kanë dy fëmijë e më shumë.

Të mos harrojmë se janë të shumta ato nëna që jo vetëm nuk marrin ato paga që dëshironin, por janë të detyruara që të mbajnë me pagën e tyre edhe një kujdestare. Për të mos thënë që nuk është bërë asgjë për qendrat pas shkollave, në mënyrë që nënat të jenë më të qetë.

Nuk është zgjidhje mbyllja e kufijve, por është forcimi i mbështetjes shtetërorë qeveritare, bashkiake dhe gjithë shoqërisë për gratë dhe nënat. Kjo është vendimtare për të forcuar familjen dhe për të forcuar një shoqëri optimiste”, tha Meta.

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here