Vasili nga Vlora: Fatin e Rilindjes drejt humnerës nuk e ndyshon dot asgjë

0
106

Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili, në një deklaratë nga Vlora, tha ndër të tjera se në këtë qytet PS ka sjellë të gjithë batakçinjtë, me qëllim për ta poshtëruar, por Vlora nuk do të pranojë kurrë të ofendohet nga këto mbeturina

‘Vlorën janë përpjekur ta trajtojnë si qark të dorës së fundit dhe fakti që banditët dhe batakçinjtë e Astirit dhe të Dibrës, të njohur botërisht, t’i sillnin në Vlorë, do të thotë që e kanë ofenduar, e kanë përçmuar, kanë dashur ta poshtërojnë Vlorën, me idenë që çfarëdolloj mbeturine që të biem do të votohet, por Vlora kurrë nuk ka pranuar të ofendohet nga asnjeri, qoftë në historinë e sotme dhe të largët të saj. Ajka e burrave dhe grave ka qenë gjithmonë në Vlorë, që i ka dhënë dhe tonin Shqipërisë.

Kurrën e kurrës nuk mund të bëjë kompromis Vlora me këtë poshtërim që i kanë bërë. Në asnjë qark të Shqipërisë nuk i shpinin dot këto personazhe, në asnjërin prej tyre. Janë refuzuar gjithandej dhe i shkarkuan në Vlorë. Dhe nga sot doja të bëja edhe një apel tjetër të rëndësishëm lidhur me punën e të gjithë administratës shtetërore, por në mënyrë të veçantë Policisë së Shtetit. I bëj thirrje ti bëjë shërbim vetëm e vetëm ligjit. Ligji është shumë i qartë në detyrat e tyre dhe eprorë apo komandantë të marrosur nga Rilindja që mund të guxojnë të japin urdhra të paligjshme, punonjësit e rendit janë në të drejtën e tyre në zbatim të ligjit që të mos i zbatojnë urdhra të tillë. Pasi policia duhet të ketë paanshmëri absolute, nuk duhet të jetë në krah e asnjë partie politike, por të jetë vetëm në krahun e ligjit.

Kështu që çdo lloj provokim, shantazhim, tregim force në mënyrë të pamatur dhe në mënyrë thjeshtësisht të njëanshme vetëm do të përkeqësonte përgjegjësitë individuale të secilit, pasi secili do të përgjigjet individualisht, kush shkel ligjin, e secili do të vlerësohet individualisht për integritetin dhe respektimin e ligjit deri në fund. 25 prilli ka nevojë për klimë të qetë, për një klimë të paqtë, ku të gjithë qytetarët të shprehin vullnetin e tyre të pandikuar nga asgjë dhe të pakërcënuar nga asgjë. Fatin e Rilindjes nuk e ndryshon dot asgjë dhe kjo fitore ka marrë një dimension tillë, ju e patë në Tiranë takimin madhështor, ndonëse shiu dhe koha e keqe ishte si asnjëherë tjetër.

Pra është një vendim pa kthim, që populli ka marrë dhe unë jam i kënaqur që në praninë time në Vlorë, për aq sa kam detyrim dhe mundësi si vlonjat të jem në mbështetje të LSI-së, e kam konstatuar nga plot qytetarë, të njohur, të panjohur, por që sigurisht për shkak të detyrave dhe impenjimeve publike më bëjnë që t’i njoh dhe jam ndjerë si kurrë ndonjëherë më parë.Mua më vjen shumë mirë dhe jam i lumtur si vlonjate që kjo stuhi fitore e ka emrin Vlorë dhe fillon nga Vlora.

Duke ju referuar pak ditë më parë dhe njoftimit të policisë për arrestimin e dy personave të përfshirë në blerjen e votave që i përkisnin dhe LSI. Mendoni se policia ka qenë e paanshme?

Është sqaruar gjithë ngjarja, është fare e qartë dhe nuk kishte asgjë të vërtetë. I keni të gjitha deklarimet e policisë. Ishte besoj një nga dhjetëra veprimet e njëanshme por kemi shumë të qartë dhe të paanshme milionat që u bllokuan në makinat e Dibrës dhe mjaft raste të tjera kur janë lëshuar në mënyrë të pacipë për tu marrë me një shitblerje votash të cilën njerëzit po e refuzojnë dhe po bëjnë mirë që po e refuzojnë.

Pse duhet votuar lista e LSI në Vlorë?

Duhet votuar sepse çdo anëtar i listës është një vlerë, është një djalë e vajzë  vlonjate dhe një burrë vlonjat të cilët me integritetin e tyre të padiskutueshëm kanë treguar që përballë nuk kanë rivalë. Nuk ka alternativë në Vlorë për herë të parë më vjen keq sinqerisht pasi gara e fortë, gara e ndershme vetëm mirë i bën demokracisë. Por garë midis Grisejda Myslimit, Liri Dëmës, të gjithë kandidatëve të tjerë, Entela Rushitit, apo kandidatët tanë Dhimitraq Lapa, po i referohem zonës së bregdetit apo Gjergji Mano apo Anxhela, kushdo nuk më keqkupton asnjë nga pjesëtarët e listës se është njëri më i mirë se tjetri, apo Fred Aligjoni etj. Ç’rivalë kanë përballë? Damian Gjiknurin? Ndërkombëtarisht i njohur si turpi i Shqipërisë. Integrimi Europian na pengohet vetëm për një arsye.

Sepse kemi Dibrën, një turp zgjedhor të padëgjuar. Apo Astirin, që vajti komprometoi deri në Delaëare me shkresat dhe vajti centimetri i rrugës së Astirit më i shtrenjtë se centimetri i floririt. Ua kam nxjerrë kalkulimet jo sot në kohë fushate, e kam nxjerrë me kohë. Ka alternativë këtu? Jo. Ka vetëm një alternativë dhe kjo do votohet. Dhe prandaj ky apel është t’ia rikthejmë përfundimisht Vlorën, burrave, grave, vajzave, të rinjve dhe të rejave të Vlorës sepse për ata ka nevojë. Nuk ka nevojë për mbeturina të importuara nga Tirana.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here