Reagimi i AKSH: FAKENEWS! Zero para të harxhuara për një udhëtim që s’është bërë kurrë!

0
91

 

Reagimi i AKSH pas publikimit të një udhëtimi të bërë nga drejtoresha e AKSH-it nga eksperti iIT Genti Progni

MË poshtë reagimi

FAKENEWS! Zero para të harxhuara për një udhëtim që s’është bërë kurrë!

Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit shpreh keqardhje që disa media kanë rënë pre e një sulmi të ulët dhe lajmi të rremë ndaj kreut të Institutionit.

Të paguarit për fushata elektorale në Tiranë, po keqpërdorin ekspozimet e e-maileve të iranianëve duke kryer vepër penale, në kundërshtim të hapur me urdhërin e Prokurorisë. Përmes një fakenews-i, pretendohet se kreu i AKSHI-it keqpërdor paranë publike.

Qartësojmë se Drejtoresha e AKSHI-it nuk e ka zhvilluar vizitën e programuar në Izrael e megjithatë në e-mailin e servisur, në monedhën izraelite për rezervim hoteli, vlera është 4 herë më e vogël, 1,400 euro dhe jo 5,500 euro, për 2 persona, per 2 netë.

Sulme të tilla, nga individë me agjenda politike, kanë si synim të dëmtojnë imazhin e Institucionit për qëllime të ulëta politike.

AKSHI do e ndjekë këtë çështje në rrugë ligjore deri në ndërshkimin e çdo të papërgjegjshmi që sulmon institucionet publike dhe keqpërdor të dhëna.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here