Nga Gent Strazimiri! A është ashtu siç duket? Nëse bëhen shumë më shumë se 3 vetë, konsiderohen ‘organizatë kriminale’!

0
150
Nga Gent Strazimiri 

– Nëse janë jo më pak se 3 vetë të kapur në një aktivitet kriminal, në të drejtën penale shqiptare konsiderohen grup kriminal.

– Nëse bëhen mbi 3 vetë, në të drejtën penale shqiptare, quhen grup i strukturuar kriminal.

 

 

– Nëse bëhen shumë më shumë se 3 vetë, konsiderohen ‘organizatë kriminale’!

Nga ky moment, për të shkatërruar organizatën kriminale, hetimi synon kreun e saj, atë më të pushtetshmin, atë që i rekruton, që i koordinon, që i mbështet dhe i mbron, e që është përfituesi më i madh i aktivitetit kriminal të organizatës në fjalë.

Në rastin konkret, hetimi dhe provueshmëria është shumë më e thjeshtë se në praktikën e përditëshme të hetimit penal të organizatave kriminale.

Pse?

Sepse është e vështirë të gjesh një organizatë tjetër kriminale, si kjo, kreu i së cilës çdo hap të rekrutimit, koordinimit, mbështetjes, mbrojtjes së anëtarëve të saj ta ketë firmosur, vulosur me shkresë ose me zë dhe figurë, publikisht dhe në mënyrë sistemike!

Kaq!

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here