Berisha: Edi Rama është në përpëlitjet e tij të fundit, drejtësia amerikane do të flasë për të !

0
96

Në një dalje nga selia blu, Sali Berisha tha se Edi Rama është në përpëlitjet e tij të fundit dhe se është duke e konsumuar kohën e tij me turp.

Ai theksoi se drejtësia amerikane në SHBA do të flasë për të, por nuk është e largët kur të flasë drejtësia në Shqipëri, por jo SPAK-i i partisë.

Berisha: Edi Rama është në përpëlitjet e tij të fundit. Sot, gazeta më e lexuar në Evropë, ia numëronte të gjitha të zezat që i ka bërë këtij vendi. Ndaj te qytetarët ka një pakënaqësi të gjithanshme. Ka një ndërgjegjësim të plotë se Edi Rama e ka konsumuar me turp, kohën e tij. Axhendat po i rrokullisen, por rrokullisjen e plotë duhet t’ia japin shqiptarët dhe ta bëjnë sa më shpejt të përshtatshëm për ligjet e kodeve penale në Shqipëri dhe SHBA. Nuk ka të ndalur, nuk ka asnjë lloj kufiri nuk njeh. Po shpërndan fonde qindra milionëshe me qëllimin e vetëm elektoral.

Por është në detyrën tonë të bëjmë transparencë të plotë, të regjistrojmë çdo veprim të tij dhe t’i themi se populli të ka futur në rreth të kuq. Se drejtësia amerikane në SHBA do të flasë për ty, por nuk është e largët kur të flasë drejtësia në Shqipëri. Natyrisht jo SPAK-i i partisë. Aty edhe prokurorët kanë nisur të personalizohen, njëri i Damianit, tjetri i këtij. Tani janë bërë me prokurorë personalë. Kjo nuk ka ndodhur kurrë më parë. Është një situatë dramatike. Por të gjitha këto marrin përgjigje të merituar më 14 maj, ku qytetarët janë të vendosur, janë të gatshëm të mbështesin opozitën dhe t’i japin një kthesë për mbarë vendit, demokracisë në Shqipëri.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here