‘Punë ka, por nuk ka profesionistë’/ Ironizon Julian Deda: Pune ka sa te duash por i ka zene njeri te gjitha…

0
120

Komediani i njohur Julian Deda, ka ironizuar kryeministrin Edi Rama me shprehjen te tij të famshme ‘Punë ka, por nuk ka profesionistë’.

Me anë të një statusi në facebook, Deda shkruan se dy më të punësuarit në Shqipëri janë kryeministri Edi Rama dhe zv.kryeministri Erjon Braçe.

Sipas Dedës, Braçe vec zv.kryeminsitrit bën edhe inspektorin e tatimeve, kurse rama bën çfarë t’i dalë përpara.

Ja postimi i Dedës:

Dy me te punesuarit ne Shqiperi jane:

Vendi 2. Erion Braçe, (zv. Kryeminister dhe inspektor tatimesh ne terren)

Vendi 1. Edi Rama, (Kryeminister, minister financash dhe ekonomie, minister i jashtem, ambasador i Shqiperise ne te gjitha vendet e botes, minister bujqesie, minister i energjise dhe infrastruktures, minister drejtesie, minister kulture, minister i shendetesise, minister i brendshem, minister i mbrojtjes, drejtor tatimesh dhe doganash, drejtor i pergjithshem i policise se shtetit, drejtor i teatrit kombetar, kryeprokuror, kryegjykates, tashme edhe kryetar bashkie ne 60 bashkite e vendit.)

P.s. Dmth, pune ka sa te duash por i ka zene njeri te gjitha…!

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here