Skandali Aktivist!/ Progni publikon mesazhin! Drejtori i Policisë Bashkiake terrorizon punonjësit

0
143

Specialisti i aplikacioneve, Gent Progni ka reaguar pas publikimit në media të mesazhit të dërguar nga Drejtori i Policisë Bashkiake Tiranë, Ermal Kapllani ndaj vartësve të tij, ku i kërkon që të shpërndajnë postimet e kryebashkiakut Erion Veliaj pasi kanë rënë reagimet në rrjet.

‘Drejtori i policisë Bashkiake Tiranë është mërzitur shumë që Lali nuk performon mirë dhe i kanë rënë statistikat’, shkruan Progni në Facebook

Sipas Prognit, ky është një mesazh kundër çdo ligji të nëpunësit civil dhe kundër çdo norme logjike dhe kulturore për të inkurajuar pikët e Aktiv1stit.

Drejtori i Policise Bashkiake Tiranë është mërzitur shumë që Lali nuk performon mirë dhe i kane rënë statistikat. Dërgon mesazhe kundër çdo ligji të nëpunësit civil dhe kundër çdo norme logjike dhe kulturore për të inkurajuar pikët e Aktiv1stit! Ruaj më mirë asfaltin elektoral që po hidhni! Turp e faqja e zezë!

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here