Zgjedhjet në 6 bashkitë, zbulohen disa nga kandidatët e Ramës, Bashës dhe Berishës

0
151

Një ditë pas dekretimit të datës 6 mars për zgjedhjet e pjesshme lokale në 6 bashki, sot dolën edhe emrat e parë të kandidatëve.

Kryetarja e Komanduar e Bashkisë së Durrësit, Emirjana Sako do të jetë kandidatja e PS për kryetare në zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 marsit në këtë bashki. Vendimi u mor sot pas mbledhjes së kryesisë së PS-së në Durrës, një ditë pas dekretimit të 6 marsit si datë për mbajtjen e zgjedhjeve në 6 bashkitë e vendit.

Kurse Lulzim Basha do të hyjë në garë me Luan Hotin, aktualisht kryetar i PD dega Durrës. Nga ana tjetër, Sali Berisha do të ketë kandidat Ardian Mukën.

Në Shkodër socialistët do të garojnë me prefekten e qarkut, Majlinda Angoni. Aktualisht Shkodra drejtohet nga kryetarja në detyrë, Voltana Ademi, e vetmja bashki që drejtohet ende nga demokratët.

Ndërsa në Lushnje socialistët kanë propozuar për kandidate për kryetare të bashkisë Lushnje, Eriselda Sefën, aktualisht është kryetare e komanduar në këtë bashki. Kurse Sali Berisha është mes kandidatëve: Arben Zjami, Daniel Shandro dhe Nevila Bami.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here