Korçë/ Panariti: Fermerët e Korçës të orientohen nga tregu për varietetet e mollës

0
147

edmond-panaritiMinistri i Bujqësisë, Edmond Panariti, nga Korça ku prezantoi projektin shqiptaro-italian për zhvillimin rural inovativ, u bëri thirrje fermerëve të orinetohen drejt varieteteve të mollëve më të kërkuara nga tregu. Sipas Panaritit është thelbësore të përmendet që tashmë fermerët po eksportojnë masivisht prodhimin e mbarë të mollës.

Ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti nga Korça, zona e njohur për kultivimin e mollës u bëri thirrje fermerëve që të orientohen drejt variteteve të reja që kërkohen nga tregu.

Vetëm këtë vit, tha Panariti, fermerët korçarë kanë eksportuar rreth 10 mijë tonë mollë.

Panariti:Ka qenë vit i mbarë, 10-fishim i mollëve, është shitur prodhimi. Ne u shkëputëm nga fenomeni që prishej dhe kalbej, kemi eksportuar rreth 10 mijë ton, ku 4 mijë janë mollë industrial, ndërsa 6 janë të cilësisë së mirë, jemi në kërkim të tregjeve të reja. Të orientohemi drejt varieteteve të reja që kërkohen nga tregu, që janë më cilësore, më të qëndrueshëm.

Ministri Panariti ishte në Korçë për prezantimin e një projekti italo- shqiptar në kuadrin e programit IADSA, që promovon zhvillimin rural inovativ, duke rritur në këtë mënyrë dhe mundësitë për punësim në zonën e Korçës.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency