Festa tradicionale e Elbasanit por Dita e Verës në Tiranë, kufizime në trafik që ditën e hënë

0
123

Dita e Verës, më 14 mars, prej vitesh, veç Elbasanit po festohet edhe në kryeqytet. Për shkak të aktiviteteve që do të organizohen, Bashkia e Tiranës ka njoftuar këtë të diel kufizimet që do të pësojë trafiku që prej ditës së hënë.

1. Kufizimin  e qarkullimit të automjeteve për mbarëvajtjen e aktiviteteve të organizuara nga Bashkia e Tiranës në kuadër të Ditës së Verës në datë 13 Mars 2023 nga ora 07:00 deri në datë 14 Mars 2023 orën 18:00, në “Nënë Tereza”.

2. Kufizimin e qarkullimit të automjeteve për mbarëvajtjen e aktiviteteve të organizuara nga Bashkia e Tiranës në kuadër të Ditës së Verës në datë 14 Mars 2023 nga ora 08:00 deri në orën 16:00, në segmentet e mëposhtme:
Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” nga Ministria e Brendshme deri në fillim të “Ish Hotel Dajti”

Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” nga ura e ish Hotel Dajtit deri në kryqëzimin me rrugën “Ismail Qemali”.
Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” nga kryqëzimi me rrugën “Ismail Qemali” deri në kryqëzimin me rrugën “Gjergj Filipi”
Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” nga kryqëzimi me rrugën “Gjergj Filipi” dhe gjithë sheshi “Nënë Tereza”

Segmenti i rrugës “Myslym Shyri” nga kryqëzim i Gjykatës së Lartë me dalje në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”
Rruga “Ibrahim Rugova” nga kryqëzimi me rrugën “Ismail Qemali” deri në kryqëzimin me Bulevardi “Bajram Curri “.

3. Kufizimin e qarkullimit të automjeteve për mbarëvajtjen e aktiviteteve të organizuara nga Bashkia e Tiranës në kuadër të Ditës së Verës në datë 13 Mars 2023 nga ora 12:00 deri në datën 14 Mars 2023 në orën 23:00, në rrugën “Ibrahim Rugova”.
4. Qarkullimi i automjeteve, mjeteve të emergjencës dhe Policisë së Shtetit do të bëhet  sipas planit të lëvizjes më poshtë:
– Në rrugët “Lek Dukagjini”, rruga “Ibrahim Rugova”, rruga “Abdyl “Papa Gjon Pali II”, në Bulevardin “Zhan D’ Ark dhe Bulevardin “Bajram Curri”.

Për segmentin e rrugës “Myslym Shyri” nga kryqëzimi i Gjykatës së Lartë me drejtim dalje në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Në kryqëzimin e rrugës “Myslym Shyri” me rrugën “Dëshmorët e 4 Shkurtit” drejtim i detyruar djathtas.

5. Itenerari i lëvizjes së mjeteve të linjave urbane do të vazhdojë lëvizjen si më poshtë:
– Të gjitha linjat që kalojnë në rrugën “Abdi Toptani” të devijojnë në rrugën “Dëshmorët e 4 Shkurtit” me drejtim bulevardin “Bajram Curri.
-Linja “Tirana e Re” do të devijojë tek sheshi “Willson” dhe tek Bulevardi “Zogu I”.

Bashkia e Tiranës ka organizuar një sërë aktivitetesh festiv për të gjitha grup moshat, të cilat do të nisin që në orët e para të ditës dhe do të përfundojnë vonë pas mesnate.

Ne fakt dita e veres dhe embelsira tradicionale e saj qe jane bollakumet eshte feste tradicionale e qytetit te Elbasanit, por me ardhjen ne krye te bashkise se Veliajt kete e feste e ka transferuar dhe ne Tirane, me koncerte dhe shuma te medha qe hidhen per marketingun e kesaj feste, shuma qe mund te perdoreshin per dhume gjera te tjera qe i mungojne kryeqytetit

Por veliaj vetem 3 gjera di te beje shum mire

  1. Te na rrjepe nga tasjat
  2. 2. Te na mbyse me beton
  3. Te shpenzoje parate tona ne show dhe televisione

t

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here