Vasili denoncon skandalin në parlament: Ky është kulmi dhe akti më i rëndë i banditizmit rilindas kundër parlamentit !

0
104

Deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar me forcë pas njoftimit nga Kuvendi se seanca e datës 13 mars do të shtyhet për në datën 16 mars, pasi më datë 13 deputetët janë të angazhuar në veprimtari jashtëparlamnetare.

“Skandal i padëgjuar, – ka reaguar Vasili në rrjetet sociale. –  Parlamenti nuk do të zhvillojë seancen plenare të së hënës më 13 mars. Shkaku është se gjoja deputetët janë në veprimtari jashtë parlamentare.

Po a ka veprimtari më të rëndësishme se sa parlamenti?! Po cila është kjo veprimtari jashtë parlamentit, që mbyll dhe asgjeson seancat parlamentare?!

 

Ky është kulmi dhe akti më i rëndë i banditizmit rilindas kundër parlamentit. Mbi kryetaren e Kuvendit, Lindita Nikolla bien përgjegjësi të rënda që miraton dhe lejon këto veprime antikushtetuese dhe në dhunim të rregullores së Kuvendit.

 

Seanca e ditës së hënë, datë 13 mars, duhet të zhvillohet pa asnjë diskutim. Lindita Nikolla, vepro dhe zbato Kushtetutën dhe rregulloren sepse përgjegjësia për këtë kaos dhe bllokim të parlamentit bie mbi ty!”

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here