Berisha në përkujtimin e Azem Hajdarit: Ne jemi sërish këtu sot për t’i thënë atij se është më i gjallë se kurrë !

0
115

Sot në përkujtim të të ndjerit, Azem Hajdari, në 60 vjetorin e tij, PD ka organizuar një ceremoni përkujtimore, ku i pranishëm është edhe Kreu i PD, Sali Berisha.

Gjatë fjalimit Berisha deklaroi se ekzekutimi i tij nga regjimi para selisë ishte hakmarrja më primitive e bijëve të etërve që Hajdari përmbysi, ndërsa shtoi se kryeministri Rama punësoi Charles McGonigal për të shkatërruar ëndrrën e Azem Hajdarit duke eliminuar Partinë Demokratike.

“Të dashur të pranishëm, miq, deputetë, bashkëpunëtorë të Azem Hajdarit. Sot jemi mbledhur këtu për të festuar 60-vjetorin e ditëlindjes së Azem Hajdarit, njërit prej figurave më të shquara në historinë e lirisë së shqiptarëve. Njërit prej tribunëve të lirisë së kombit tonë, njeriut që me guximin e tij ia doli të kontribuojë më shumë se çdokush në përmbysjen e komunizmit dhe ndërrimin e sistemeve në vend.

Ditën që e përcollëm në banesën e fundit nuk vajtuam por brohoritëm Azem ti je gjallë. Ne jemi sërish këtu sot për t’i thënë atij se është më i gjallë se kurrë sot.

Takimin tim të parë me Azem Hajdarin e kam pasur më 9 dhjetor të vitit 1990. Me Besnik Mustafën shkuam të bashkoheshim me studentët dhe në rrugën e Elbasanit rreth 800 studentë protestonin. Mbi ta ngrihej si lider një djalë, student, bashkëmoshatar me ta, ngrihej mbi supet e tyre dhe brohoriste, poshtë diktatura dhe e duam Shqipërinë si Europa. Për ne që sodisnim aty ai ishte një legjendë. Ai po bënte në rrugët e Tiranës atë që nuk e kishte bërë kush në gjysmë shekulli.

Shkodra e nisi me heqjen e busteve, Kavaja u skuq me gjakun e të rinjve në betejë. Heronjtë e 2 korrikut kryengritës u përballën dhe në fakt e përmbysën murin e Berlinit në Tiranë, por shoqëria vijonte në letargjinë e saj dhe nuk i përkrahu. Regjimi i nisi me procesion ushtarak jashtë vendit, kështu që pas saj në Shqipëri dhe më gjerë predominoi mendimi se Shqipëria do mbetet Kuba e Adriatikut. Do mbetet kështjella e socializmit siç e cilësonte regjimi.

Në një intervistë që jep ish-ambasadori gjerman në atë kohë, i cili bëri gjithçka për suksesin e 2 korrikut, dëshmon se qeveritë tona, kancelaritë tona nuk ishin dakord me trazimin e Shqipërisë. Fatalisht kishin pranuar specifikat e paraqitura nga regjimi si një ndëshkim, por lavdi Zotit nuk mendonte kështu Azem Hajdari dhe bashkëluftëtarët e tij. Ky ishte Azem Hajdari. I tha diktatorit se nuk kishin dalë për një gotë çaj por për fatet e kombit. Fitoi një besim të plotë dhe mbeti një udhëheqës i pavdekshëm. Azem Hajdari, lëvizja studentore solli pluralizmin dhe themeloi Partinë Demokratike dhe solli në epiqendër liritë dhe të drejtat e shqiptarëve dhe çështjen shqiptare si një nga padrejtësitë më të mëdha në Europë.

Ai u shndërrua në një avokat të vlerave në të cilat besonte, të lirive dhe të drejtave njerëzore, të Kosovës dhe lirisë së saj. Ekzekutimi i tij nga regjimi para selisë ishte hakmarrja më primitive e bijëve të etërve që Hajdari përmbysi. Vitet lartësuan më shumë figurën e tij. Azem Hajdari është më i gjallë se kurrë. Është frymëzim për çdo shqiptar, nuk ka fatkeqësi më të madhe se të mos kuptosh e të mos ndjesh të keqen që të pushton gradualisht. Sot jemi në një monizëm të njëjtë si me vitin ’90. Azem Hajdari nuk u zmbraps as nga Ramiz Alia, me një vendosmëri ecëm të sigurtë në mbrojtje të vlerave të cilave u besonim. Pas 32 vitesh Shqipëria ndodhet jo vetëm në një monizëm ku një njeri kontrollon të gjitha pushtetet, por njëlloj si qeve. Edi Rama kontraktoi si vrasës me pagesë njënga njerëzit më ë fuqishëm të zbulimit të SHBA-së, McGonigal për të shkatërruar PD-në për të shkatërruar ëndrrën e Azem Hajdarit”, tha ai.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here