Tabaku: Inflacioni socialist po iu gërryen xhepat shqiptarëve

0
77

Deputetja e PD-së Jorida Tabaku deklaron se inflacioni socialist po iu gërryen xhepat shqiptarëve.

Ajo shprehet në një postim në “Facebook” se kjo është kriza më e rëndë dhe e vështirë financiare e dhjetë viteve të fundit dhe se shqiptarët sot paguajnë taksat më të larta në rajon dhe kanë pagat më të ulëta.

“Kriza fatkeqësisht ka hyrë në xhepat e shqiptarëve. Kjo është kriza më e rëndë dhe e vështirë financiare e dhjetë viteve të fundit. Ndërkohë që shqiptarët janë lënë në harresë

Harrojini përbetimet socialiste me inflacionin më të ulët, janë thjesht truke propagande.
Harrojini pakot e mëdha, vijnë veç për zgjedhje. E keni provuar, e dini në këto 10 vite.
Sot, inflacioni socialist po gërryen xhepat e shqiptarëve. Shqiptarët sot, me taksat më të larta në rajon dhe pagat më të ulëta. Po e ndjejnë dy herë më shumë rritjen e çmimeve. Ato që ju kërkuan votën janë zhdukur.
Ndërkohë që ju vuani pasojat e kësaj krize gjithnjë e më shumë në familjet tuaja”, shprehet Tabaku.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here