Sa mundësi ka që kandidatët e Primareve të pranojnë thirrjen e Alibeajt? Berisha: Asnjë shans. Asnjë kandidat nuk mund të kandidojë i pavarur, ka vendosur këshilli kombëtar

0
146

Ish kryeministri Sali Berisha deklaroi se nuk ka asnjë shans që kandidatët e dalë nga Primaret të pranojnë thirrjen e kreut të grupit parlamentar të PD, Enkelejd Alibeaj, që të garojnë në listën e tij për zgjedhjet lokale të 14 majit.

“Asnjë shans nuk ekziston. I bëj thirrje cdo demokrati sot është koha përfundimtare e rrjeshtimit me PD, opozitën dhe fitoren e jo me Ramën dhe veglat e tij.
Unë kam besim të madh se kjo po ndodh e do ndodhë.

Këtë nuk mund ta them për pengjet e Ramës. Në tërësi, ky moment nxiti e po nxit afrimin më të madh të demokratëve me njëri tjerin”, u shpreh Berisha.

Nga ana tjetër, Berisha tha se asnjë prej emrave të dalë nga procesi i Primareve nuk mund të garojë si kandidat i pavarur më 14 Maj,

“Asnjë kandidat nuk mund të kandidojë i pavarur, ka vendosur këshilli kombëtar. U bë një diskutim i hapur në gjithë forumet e partisë, mendimi i kandidatit të pavarur s’kishte asnjë paragjykim, nuk u përqafua nga 98% e të gjithë atyre që diskutuan.
Pra ka një vendim me konsensus unanim”

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here