Kërkon lirinë, shtyhet sërish seanca në Gjykatën e Elbasanit për ish-ministrin Sajmir Tahiri

0
133

Shtyhet seanca gjyqësore për Sajmir Tahirin. Seanca e kёrkuar nga ish-ministri Tahiri për të shqyrtuar kërkesën për liri, i cili kërkon llogaritje të kohës së paraburgimit. ёshtё shtyrë pasi Prokurori i çështjes kёrkoi kohё pёr t`u njohur me aktet voluminoze tё dosjes.

Gjykata pranoi kёrkesёn e Prokurorit dhe caktoi datёn 20 mars 2023 ora 10:00 pёr seancёn e rradhёs.

Ish ministri Sajmir Tahiri po vuan dënimin e formës së prerë, pasi është dënuar për shpërdorim detyre. Tahiri dërgoi pak muaj më parë një kërkesë Gjykatës së Elbasanit për njohjen e kohës së paraburgimit.

Më 4 shkurt të 2022, Apeli i Gjykatës Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit pas një seance maratonë e dënoi ish-ministrin Sajmir Tahirin me 5 vite burg për ‘Shpërdorim të detyrës’.

Por me gjykim të shkurtuar dënimi u ul në 3 vite e 4 muaj burgim. Tahiri u dënua vetëm për “Shpërdorim detyre” duke i ‘shpëtuar’ akuzave “Korrupsion të zyrtarëve të lartë”, “Trafik të lëndëve narkotike kryer në bashkëpunim” dhe “Grup të strukturuar kriminal”.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here