Flet shefi i urgjencës për aksidentin në Unazë: Shoferi nuk kujtonte asgjë/ Nuk ka qenë me shpejtësi, pasi do të kishte pasoja më të mëdha

0
98

Autobusi i linjës së Unazës është përfshirë ditën e sotme në një aksident tragjik ku u përplas me disa automjete të tjera e si për pasojë pati edhe të plagosur.

Kreu i Urgjencës Kombëtare Skëndër Brataj, në një intervistë për mediat foli për aksidentin në fjalë, duke sqaruar se ekipi i cili ka shkuar fillimisht në vendin e ngjarjes kanë vënë re se shoferi nuk kujtonte asgjë.

 

Gjithashtu theksoi se sipas informacioneve të raportuar, autobusi nuk duket se ka qenë me shpejtësi, pasi në të kundërt do të kishte pasoja më të mëdha.

“Ekipi i parë që ka shkuar në vendin e ngjarjes, atë ka referuar që shoferi nuk kujtonte asgjë. Dhe mesa pashë në vendin e ngjarjes nuk kishte frenim të autobusit. Mendoj që nuk ka qenë shumë shpejt makina. Po të ishte shpejtësia e lartë, do të kishim shumë të plagosur pasi ishte autobus me një numër të lartë. Ne  e quajmë humbje të koshiencës, ndërsa gjendja sinikopale, është kur i humb komplet reflekset. Sigurisht që ka limite apo kufizime të përdorimit të patentës për nivele të ndryshme punë. Një diabetik nuk duhet të jetë, apo një epileptik sepse mund t’i ndodhë shqetësimi në moment. Pra duhet të kenë kufizime të tyre, sa i përket llojit të sëmundjeve. Kur bënë testin e alkoolit isha prezent”, tha ai, duke shtuar: ” Edhe mund të shtohet numri. Sepse ka pasur edhe në makina persona. Në momentin e parë nuk është e thënë që mund të ndjesh diçka.”

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here