PD feston 23 vjetorin e pluralizmit Kreu i PD-së: 8 dhjetori, dita e bashkimit të shqiptarëve rreth vlerave të demokracisë

0
141

Florenc Drizari

Lulzim Basha: Rinia garanci për Shqipërinë e lirive, Shqipërinë e zhvilluar dhe demokratike, Shqipërinë europiane

 

festaNën moton “festojmë lirinë” Partia Demokratike kremtoi dje 23 vjetorin e Lëvizjes Studentore të viteve ’90. Në ditën e rinisë, më 8 dhjetor, Partia Demokratike organizoi një koncert festiv në pallatin e sportit “Asllan Rusi”.

Në aktivitet ishin të pranishëm figurat kryesore të PD-së, ku mes të tjerasha, kryetari Lulzim Basha, ish-kryeministri Sali Berisha, deputetë të opozitës si dhe studentë të dhjetorit 1990. Mijëra të rinjve që kishin zën vend në pallatin sportiv, kryetari i Partisë Demokratike, Basha iu drejtuar me këto fjalë: Ju të dashur të reja e të rinj të qytetit e vendit tim! Ju paralajmëruat erën e re të ndryshimit në protestat e muajit nëntor, ku shumë prej jush morët pjesë me “Jo”-të e shkruara në  faqe, në pëllëmbët e duarve tuaja që ishin “jo”-të më bukura, të dlira por edhe më të fuqishme që ka njohur tranzicioni demokratik, që ishin pikësëpari një refuzim dhe kundërshtim i prerë e i fortë por edhe shumë shpresëdhënës i shpërfilljes, i injorimit të opinionit publik, i personalizimit të funksioneve shtetërore, i megalomanisë dhe arbitraritetit politik, i mungesës së transparencës dhe llogari-dhënies, i shitblerjes së  shëmtuar të votës, i dhunimit të zgjedhjeve me paratë e pista të trafiqeve, korrupsionit dhe krimit të organizuar, i legalizimit të dhunshëm të mediokritetit, paditurisë, injorancës dhe gjithë të këqijave të tjera që prodhon paligjshmëria.

Në këtë 8 dhjetor, brezi i ri vjen edhe me këtë “Jo” të fortë, që në bindjen time është një “Po” e madhe, e fuqishme dhe një garanci e re për Shqipërinë e lirive, për Shqipërinë e zhvilluar dhe demokratike, për Shqipërinë europiane dhe pjesë e gjithë Europës së bashkuar”, – deklaroi Lulzim Basha.

Më 8 dhjetor 1990, një grup studentësh e pedagogësh të Universiteteve të Tiranës, banorë të qytetit “Studenti”, dolën në  protesta paqësore që sollën rënien e komunizmit dhe lindjen e demokracisë. Me lëvizjen u bashkuan pedagogë, akademikë, intelektualë qytetarë të Tiranës dhe të qyteteve të tjera kryesore .

Ndërkaq, në fjalën që mbajti para të rinjve në pallatin e sportit në Tiranë, kreu i PD-së tha se  “Sot është dita juaj në kalendarin e festave zyrtare të festave zyrtare të Shqipërisë. Sot është dita jote rini. Në dritën e dëshmive të asaj nate që depërtuan terrin arritën të çajnë bllokimin e shumëfishte të censurës kujtojmë sot daljen e vrullshme të studentëve duke thirrur njëri-tjetrin. Shpërthimin për herë të parë në gjuhën shqipe të fjalëve liri, demokraci. Nisjen pa komandë të atyre djemve dhe vajzave. Nisje kuptim plotë, nisjen që tregonte drejtimin e ri dhe e epokën e re të shqiptarëve.”- u shpreh Basha.

Basha vlerësoi dhe ngriti lart figurën e drejtuesit të lëvizjes së dhjetorit Azem Hajdari dhe studentët e tjerë që u përfshinë në protestë. Ai e cilësoi Hajdarin kryeheroin e studentëve.

“Morën plagë por nuk u thyen. Nuk u thyen sepse ishin ndryshimi i madh, e nesërmja e re e kombit shqiptar. Përballë qëndrimit të tyre u thye hegjemonia gjysmë shekullore e diktaturës. Në krahët e studentëve po lindte epoka e re. Ajo natë vërtet e bardhë nxori në historinë e Shqipërisë në krye studentët e vijës së parë, nxori Azem Hajdarin, kryeheroin e studentëve. Azem ti je gjallë!”- u shpreh Basha.

 

Koncerti festiv në pallatin e sportit “Asllan Rusi”

Partia Demokratike organizoi më 8 dhjetor një koncert festiv në kujtim të Lëvizjes Studentore të viteve ’90, lëvizje e cila çoi në rrëzimin e sistemit komunist në Shqipëri. Salla e pallatit të sportit “Asllan Rusi” ishte  mbushur nga mijëra të rij, simpatizantë të PD-së si dhe qytetarë të kryeqytetit. Aktiviteti festiv i demokratëve filloi në mesditë dhe pjesë e tij ishin edhe shumë këngëtarë vendas që performuan me muzikën e tyre.

Në këtë eveniment morën pjesë disa këngëtar si Bojken Lako, Vedad Ademi, Nora Istrefi, Aleksandër Gjoka, Tuna, Flori Mumajesi etj. Në koncertin e djeshëm foli edhe kryetari i PD-së, Lulzim Basha, i cili falënderoi studentët e Dhjetorit ’90 për kontributin që i dhanë demokracisë dhe të gjithë kombit shqiptar duke e çliruar nga pushteti komunist i asaj kohe. Fjalimi i tij ishte i vetme për nga radha e përfaqësuesve politik, ndërsa u mbajtën edhe fjalime të tjera me ish- Dhjetorist si dhe studentë të brezit të sotëm.

 

 

 

Topalli: Fotoja e Enver Hoxhës fyu lëvizjen studentore, 8 Dhjetorin!

“Të dashur miq! Gezuar 8 Dhjetorin, ditën e rinisë, ditën e lirisë! Pas 20 vitesh liri e përpjekjesh Shqipëria është transformuar mrekullisht! Por pas 20 vitesh fotoja e Enver Hoxhes u rishfaq bashke me Edi Ramën në ceremoni dhe në facebookun e tij duke fyer veç të tjereve edhe levizjen studentore, edhe 8 Dhjetorin! Ky 8 Dhjetor e gjen Shqiperine me bijte e byrose ne pushtet ,qe prej 3 muajsh kane filluar nje revansh sic dijne ta bejne vetem ato ! Ky 8 Dhjetor gjen Shqiperine me nje qeveri qe me shpejtesi po kthen mbrapshte reforma te medha qe shqiptaret me sakrifica kane realizuar ne keto vite !Dyshja Rama Meta eshte tamam e kunderta e kuptimit te 8 Dhjetorit ! Mirenjohje studenteve te 8 Dhjetorit!”,- ka shkruar Jozefina Topalli në profilin e saj në “Facebook” një ditë më parë.

 

 

8 dhjetori, Shehu: Levizja që i dha vendit pozicionin e mohuar në familjen europiane

“Levizja e Dhejtorit, lëvizja me progresive, demokratike, pro perendimore që Shqiperia ka përjetuar që mbas Luftës së dytë botërore.

Lëvizja që i dha vendit lirinë e mohuar.

Levizja që i dha vendit pozicionin e mohuar ne familjen europiane.

Levizja që hapi rrugën e zhvillimit tonë ekonomik.

Kjo levizje e iniciuar pikerisht në Universitet, mishëroi vlerat më të mëdha të emancipimit, aspiratës sonë, vizionit tonë perëndimor.

Është një krenari e ligjeshme për të gjithë ne e pedagogët e atëhershëm, që u bëmë pjesë e saj, duke kontribuar kështu që në gjenezën e ndryshimeve më të mëdha e pozitive, që Shqipëria ka njohur ndonjëherë”, – ka shkruar një prej ish-funksionarëve të lartë të PD-së, Tritan Shehu në profilin e tij në “Facebook”.

 

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency