Ngjarje e rëndë në Prishtinë, shkëputet ashensori i një pallati me 6 vajza brenda!

0
169

Këtë të shtunë një tjetër ngjarje e rëndë ka ndodhur në Prishtinë, ku ashensori i një pallati ka rënë nga kati i dytë duke përfunduar në bodrum. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 23:00.

Sipas policisë, gjashtë vajzat të cilat ndodheshin në ashensor në momentin e incidentit kanë pësuar lëndime në trup. Ato janë dërguar menjëherë në spitalin e Prishtinës ku po marrin kujdesin e duhur shëndetësor nga mjekët.

Ndërkohë autoritetet hetimore kanë nisur punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarje.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here