Përdhunimi i 11-vjeçares në Kosovë/ Merret vendimi për autorët

0
217

Gjykata Themelore e Prishtinës, Departamenti për të Mitur ka marrë sot vendimin për katër të akuzuarit për abuzimin seksual ndaj një të miture, ngjarje e ndodhur më 27 gusht.

Mediat lokale raportojnë se për katër të akuzuarit për dhunimin e 11-vjeçares është dhënë një total prej 40 vitesh burg.

Njoftimi:

I akuzuari E.R është shpallur fajtor për veprën penale Dhunimi dhe ndaj tij është shqiptuar dënim me burgim në kohëzgjatje prej pesëmbëdhjetë (15) vjetëve, në të cilën llogaritet koha e kaluar në paraburgim.

I mituri XH.S është shpallur fajtor për veprën penale Dhunimi dhe për veprën penale – Keqpërdorim i Fëmijëve në Pornografi dhe është dënuar me burgim për të mitur për tetë (8) vite.

I mituri G.R është shpallur fajtor për veprat penale Dhunimi, Keqpërdorim i Fëmijëve në Pornografi dhe veprën penale Ndihmë në kryerjen e veprës penale Dhunimi dhe është dënuar me dënim me burgim për të mitur në kohëzgjatje prej nëntë (9) viteve.

I mituri G.J është shpallur fajtor për veprën penale Dhunimi dhe veprën penale – Keqpërdorimi i Fëmijëve në Pornografi dhe ndaj tij është shqiptuar dënim me burgim për të mitur në kohëzgjatje prej tetë (8) viteve.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here