Në një kohë kur Veliaj flet për “Bus Rapid Transit”,transporti publik në gjendje të mjerueshme

0
101

Nënkryetarja e Partisë së Lirisë, Floida Kërpaçi denocoi situatën e transportit publik në Tiranë.

Ajo tha se transporti publik është një nga shqetësimet kryesore të banorëve të Tiranës, por Kryetari i Bashkisë nuk ka patur kujdesin në 8 vite që ta përmirësojë atë.

“Jemi sot në këtë komunikim publik, lidhur me situatën kaotike të transportit publik urban në Tiranë.

Referuar shifrave zyrtare të publikuara nga Bashkia Tiranë, Transporti publik urban në Tiranë përdoret mesatarisht nga rreth 200,000 persona në ditë, ku pjesa më e madhe rreth 64,7% udhëton me biletë dhe një pjesë më e vogël përodrin abonetë, librezat, etj.

Bashkia Tiranë deklaron se numri total i stacionëve të transportit urban është 451 dhe pritja mund të variojë nga 3 deri në 13 minuta sipas linjave të autobuzëve dhe orarit.

Por realieti që përballen banorët e Tiranës dhe për të cilin ankohen çdo ditë, është krejt tjetër.

Dhe këtë Bashkia Tiranë do ta kishte kuptuar edhe vetë, nëse do të kishte zgjedhur këto vite të dëgjonte qytetarët.

Për Partinë e Lirisë, transporti publik në Tiranë është një dështim i dukshëm i kryebashkiakut Veliaj.

Transporti publik është një nga shqetësimet kryesore të banorëve të Tiranës, por Kryetari i Bashkisë nuk ka patur kujdesin në 8 vite që ta përmirësojë atë.

Nëse Bashkia do të kishte dedikuar vëmendjen që i ka dhënë lejeve të ndërtimit, shqetësimeve të qytetarëve për transprotin publik, situata do të ishte krejt ndryshe.

Në 8 vite kohë, ku në 4 vitet e fundit i gjithë këshilli bashkiak është monopartiak, përmirësim real të transportit publik nuk ka patur, por ai mbetet një premtim i pambajtur!

Kaosi dhe vështirësitë që përballen zonjat, vajzat, të rinjtë, të moshuarit, që përdorin transportin publik në Tiranë si mjetin kryesor të lëvizjes, janë një stres i çdo dite.

Premtimet Boshe për autobuza më të shpejtë në vitin 2023, kur nuk janë realizuar ende premtimet, nuk kanë asnjë vlerë sepse qytetaret jane te lodhur nga propaganda dhe mashtrimet!

Jo vetëm që ka një seri premtimesh të pambajtur a, por edhe rritja e kostos së biletës dhe abonesë së urbanit që u krye vite më parë, me argumentin se kjo do të çonte në rritjen e cilësisë, nuk e ka ndryshuar situatën sipas premtimit të dhënë.

Tirana meriton të jetë kryqytet me standarde evropiane, dhe kur vjen puna tek shërbimet jetike që shqetësojnë qytetarët, si transporti urban, Bashkia duhet te tregoje pergjegjshmeri, që taksat të mos shkojnë për shpenzime luksi, por për neovjat reale të qytetit.

Banorët e Tiranës janë gjykuesit më të mirë për punën e Bashkisë Tiranë dhe premtimet boshe të kryetarit Veliaj, ndaj në 14 Maj do të realizojnë ndryshimin e madh, ndryshimin e shumëpritur me votë. Partia e Lirisë mbetet e angazhuar për përmirësimin prioritar të kësaj situate kaotike me transportin publik, së bashku Edhe me Hartimin dhe zbatimin e një Plani të Përgjithshëm Territorial, në konsultim të gjerë me ekspertë dhe qytetarë, për të riparuar dëmet që janë bërë lëvizshmërisë dhe transportit publik në kryeqytet”, u shpreh Kërpaçi.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here