Bujqësia në kaos/ Reagon eksperti: Ministria e bujqësisë ka dështuar

0
120

Sikurse në shumë sektorë të tjerë, bujqësia është lënë po ashtu jashtë vëmendjes së qeverisë. Një prej ekspertëve të këtij sektori, Gjok Vuksani i ftuar në një intervistë për mediat foli gjatë mbi problemet e bujqësisë dhe skemat mbështetëse nga qeveria, të cilët akoma nuk kanë një plan të qartë mbi projektet në mbështetje të fermerëve.

Voksani u shpreh se siguria ushqimore dhe tregtimi i produkteve bujqësore dhe blegtorale është kaotik. Gjithashtu, TVSH-ja e lartë po e penalizon bujqësinë shqiptare.


“Ku do shkojnë këta, çfarë mendojnë? Diçka e them me siguri, do jemi më keq. Po i themi të gjitha këto, dhe kjo është arsyeja pse unë dola sot. Kosova i ka dy muaj që ka nxjerrë skemat mbështetëse, dhe ne akoma jo. Duhet të ketë një konsistencë në politika, me projekte dhe ça duan të arrijnë më këto. Do iu lutesha kolegëve të mi që janë në Ministrinë e Bujqësisë të shikojnë blegtorinë dhe bujqësinë pasi janë katastrofë. Siguria ushqimore dhe tregtimi i produkteve bujqësore dhe blegtorale është në të njëjtën situatë. TVSH-ja po e vret bujqësinë shqiptare. Pra ka aq shumë probleme sa nuk di nga t’i kapësh. Prandaj, le të bëhet një hap me skemat kombëtare, të shikohet dhe problemi i “Part 3-shit” në mënyrë të tillë që të kenë mundësi që këto skema të shkojnë aty ku ka nevojë bujqësia, te njerëzit e punës dhe jo te biznesmenët që duan të zgjerojnë bizneset e tyre. Njerëzit e bujqësisë nuk bëhen në dy ditë, ata e kanë prekur tokën, bujqësia është tjetër gjë dhe vetëm ata që punojnë e ndjejnë atë punë”, është shprehur Voksani.

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here