Komisioni Hetimor do ngrihet!”, Berisha thirrje Kongresit amerikan: Hetoni dosjen shqiptare të McGonigal! Historia e gjobave është më e gjerë

0
99

Kreu i Partisë Demokratike, në konferencën e përjavshme për gazetarët, i ka bërë thirrje autoriteteve të huaja që të hetojnë çështjen shqiptare të  “McGonigal”.

“Gjobëvënësit qarkullonin me lejen e kryeministrit, dhe për ‘SKAP’ asgjë s’ka ndodhur. E vërteta është që historia e gjobave nuk është veprim vetëm i McGonigal dhe Duçka e Neza. Historia e gjobave është më e gjerë. I bëj thirrje FBI të hetojë në çdo detaj dosjen shqiptare, e cila është një nga dosjet më të shëmtuara të botës.

 

Implikimet e padiskutueshme, terrenin e krijuar në funksion të kësaj gjobëvënieje, sepse në këtë mënyrë do mund të ndëshkohen të gjithë përgjegjësit. Njëri tregonte distinktivin, tjetri me krenari të madhe, ambasadoren si followers të tij. Uroj që ky problem të hetohet. Ne do kontribuojmë, po përpiqemi. Komisioni Parlamentar hetimor do të krijohet, do s’do Edi Rama”, tha Berisha

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here