Vokshi në Prizren: Na presin sfida për rritjen e kuotës së grave parlamentare

0
134

“Shqipëria dhe Kosova duhet të bashkojnë agjendat për të  Drejtat e Grave në të gjitha trevat shqipfolëse”, kështu deklaroi në Prizren, Albana Vokshi, Kryetare e Lidhjes Demokratike të Gruas së Shqipërisë, e ftuar në një takim për 26 vjetorin e themelimit të Forumit të Gruas së Lidhjes Demokratike të Kosovës.   Zonja Vokshi tha se në Shqipëri dhe Kosovë, qytetarët kanë humbur besimin dhe i janë drejtuar portave të Evropës për mbijetesë, si kombi me numrin më të madh të azilkërkuesve në Union, ku Shqipëria zë vendin e dytë pas Sirisë. Mijëra familje, mijëra gra, nëna të zhytura në skamje e mjerim azilojnë çdo ditë shpresëhumbur, pa kthyer kokën pas.   Politikat anti- sociale të ndjekura nga qeveria e Edi Ramës në Tiranë kanë thelluar varfërinë në Shqipëri, e cilat më së shumti rëndon mbi supet e grave, deklaroi deputetja Vokshi.  Çdo tre muaj INSTAT raporton rritjen pa kthim të papunësisë ndër gra dhe vajza e cila shkon në rajone të ndryshme edhe mbi 50 deri 70%. Papunësia ndër të rinj ka arritur 34%. Fasada me numrat e grave në qeveri e Parlament nuk reflektohet aspak në një përmirësim të numrit dhe statusit të tyre në administratën publike dhe atë private. Në të kundërt, rritja e çmimeve, taksave, tarifave këto 3 vjet e kanë përkeqësuar gjendjen dhe statusin e tyre.   Kryetarja e LDGSH, Vokshi inkurajoi partitë politikë në Kosovë të ndiqnin iniciativat e mira në drejtim të promovimit të rolit të grua në politikat lokale. Kuota 50% a lançuar nga PD dhe z.Basha tashmë është realitet në Shqipëri. “Sfida të tjera na presin së afërmi për rritjen e kuotës së grave parlamentare në Shqipëri e Kosovë”, tha Vokshi.   Sa më shumë gra në parlament e poste drejtuese në administratë, aq më pak burra me të shkuar kriminale e precedentë penalë. Sa më shumë gra në politikë, aq më pak burra të korruptuar, theksoi Vokshi.   Një grua jo e fuqizuar ekonomikisht, është a mënjanuar, e pambështetut dhe papromovuar politikisht. Ndaj dhe është domosdoshmëri kombëtare që më ardhjen e PD në pushtet, të zhbëhen të gjitha politikate masat anti-grua e të vendoset promovimi i saj në të gjitha axhendat qeveritare. Vokshi kërkoi që PD dhe LDK tu bashkëngjiten nismave të Organizatës së kombeve të bashkuara: “Step it up for Gender Equality!!”   Ajo iu bëri thirrje grave në Shqipëri dhe Kosovë të ngrihen për të drejtat e tyre ekonomike që fëmijët  e tyre të mos brakstisin vendlindjet nga varfëria dhe pasiguria. E ardhmja e fëmijëve tanë, tha deputeja Albana Vokshi- duhet të ndërtohet në Shqipëri dhe në Kosovë.   Kryetarja e Forumit të Gruas së Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lirije Kajtazi përgëzoi kolegen Albana Vokshi për lobimin e saj jo vetëm në Partinë Demokratike , por edhe në forumet politike europiane dhe në agjencitë ndërkombëtare për të fuqizuar statusin e gruas në Shqipëri dhe deklaroi se edhe LDK është gati të ndryshojë statusin për më shumë gra në vendimmarrje.   Gjatë takimit në Prizren, përfaqësueset e forumeve të grave nga Shqipëria dhe Kosova u angazhuan për nisma rajonale të përbashkëta për të mbështetur projekte për fuqizimin e satusit të grave dhe vajzave.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here