Vendimi për Xhaçkën, Shehaj: Gjykata Kushtetuese shkel Kushtetutën e Shqipërisë

0
165
Nga Agron Shehaj 
Vendimi i Gjykatës Kushtetuese për të rrëzuar kërkesen e Opozitës për shqyrtimin e papajtueshmërisë së mandatit të Ministres së Jashtme, Olta Xhaçka është dëshmia e radhës se fatkeqësisht në Shqipëri drejtësia nuk është e pavarur nga qeveria.
Me vendimin e sotëm, Gjykata thotë se nuk mund të shtyrtojë mandatin e zonjës Xhaçka, pasi duhet që kerkesa për gjykimin e papajtueshmërisë të sillet nga Kuvendi dhe jo nga një grup deputetësh. Pra nese Kuvendi, shumica e të cilit kontrollohet nga maxhoranca dhe qeveria nuk voton për të çuar kërkesën, atëhere Gjykata nuk merr në shqyrtim asnjë rast për papajtueshmëri mandati të ministrave apo zyrtarëve të maxhorancës.
Praktikisht me këtë vendim Gjykata Kushtetuese thotë se do të gjykojë vetëm atëhere kur e lejon qeveria dhe maxhoranca parlamentare.
Duke i hequr të drejtën 1/5 së deputetëve për t’ju drejtuar Gjykatës Kushtetuese, ajo kufizon të drejtën e pakicës për të ushtruar kontroll mbi abuzimet e Qeverisë, siç parashikohet shprehimisht nga Kushtetuta.
Anëtarët e Gjykatës Kushtetuese ishin përballë një zgjedhje të qartë. Atë të mbrojtjes së Kushtetutës dhe interesit kombëtar apo mbrojtjes së interesave private dhe okulte të qeveritarëve. Fatkeqësisht zgjodhën të dytën duke i dhënë një goditje fatale parimit të ndarjes së pushteteve dhe shtetit të së drejtës në Shqipëri.
Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here