LAJMI I FUNDIT/ Ndërron jetë efektivi i FNSH-së qëlluar me armë në Shkodër

0
135

Ndërron jetë efektivi i policisë i Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë që mbeti i plagosur në Lezhë pasditen e kësaj të premteje gjatë një shkëmbimi zjarri me një person të armatosur.

Burime nga spitali i Lezhës bëjnë me dije se bëhet fjalë për policin A.Kodra, pjesë e Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë të Shkodrës.

Autori i ngjarjes dyshohet se është person i sëmurë mendor të paktën kështu njihet nga banorët.

Ngjarja ka ndodhur në Torovicë të Lezhës, ku shtetasi David Qosja, ka qëlluar me automatik në drejtim të Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë.

Pasi ka qëlluar me armë në drejtim të policiës, autori është mbyllur në banesën e tij i armatosur.

Fillimisht u raportua në polici se shtetasi Qosja, ka qëlluar me automatik në ajër, ndërsa Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë u nisën menjëherë drejt vendit të ngjarjes.

“Shtetasi David Qosje,  njihet në zonë  si person me probleme mendore , por nuk ka asgjë të  vërtetuar me dokumenta nga Spitali. Ky shtetas është mbyllur në banesën e tij i armatosur. Forcat policore kanë bërë rrethimin e banesës dhe po veprojnë për neutralizimin dhe kapjen e tij por autori ka gjuajtur me armë zjarri në drejtim të forcave policore”, sqaron policia lokale.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here