Intervista, Meta: Nuk ka dhe s’mund të ketë asnjë dokument që Ilir Meta të ketë cënuar interes publik

0
113

Ne intervisten qe spao ka nisur ne TPZ, kreu i Pl Ilir Meta foli lidhur me thirrjen e tij ne SPAK diten e djeshme ku pohoi se ” Sa herë të më thërrasë SPAK do shkoj. SPAK krenohet sot me denoncimet dhe kallëzimet e mia dhe të Partisë së Lirisë.

 

Nga ana tjeter Meta theksoi:”Mendova se isha thirrur në cilësinë e kallëzuesit për disa nga aferat e rënda që kam kallëzuar. Sa i përket cështjes për të cilën u thirra, kam zero shqetësim sepse s’kam asnjë lidhje.
Kjo cështje CEZ DIA nuk ka asnjë lidhje me Ilir Metën sepse kur është lidhur kjo marrëveshje nuk kam qenë unë ministër.

U thirra thjesht si deklarues. Nuk ka dhe nuk mund të ketë asnjë shkresë dhe asnjë dokument që Ilir Meta të ketë cënuar një interes publik. Zero.

Drejtësia nuk duhet të bëjë gabimin që bëri një gjykatës. Të cilit i premtuan që do ta bënin kryetar të Gjykatës Kushtetuese. E përdori, e përdhosi për të shkelur dinjitetin e Gjykatës Kushtetuese.

Reforma në drejtësi mori një goditje kur Prokurori i Përgjithshëm u zgjodh me 69 vota. Ai prokuror zgjodhi KLP dhe KLP zgjodhi SPAK-un. Dhe i kam thënë ndërkombëtarëve që ju e shkatërruat hetimin. Dhe i kam thënë nuk do ta lejoj atë (Ramën) tëk Gjykata Kushtetuese.”

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here