Të tjera të dhëna për dhunimin e Petraq Milos në Mal të Zi

0
93

Pas lajmit të bujshëm rreth videos së publikuar në rrjet, ku shfaqet keqtrajtmi i një shtetasi shqiptar nga efektivë të policisë malazeze në kufi, policia atje pati një reagim. Sipas njoftimit videoja e publikuar në rrjetet sociale më 21 shkurt është incizuar më 15 janar. Incidenti, sipas autoriteteve, ndodhi në pikën kufitare Sukobinë-Muriqan, afër Ulqinit. Më tej u tha se :

“Lidhur me këtë ngjarje janë ndërmarrë masa dhe veprime zyrtare që kanë rezultuar me zbulimin e identitetit të të gjithë aktorëve të përfshirë në ngjarjen e përmendur dhe po përcaktohet përgjegjësia e zyrtarëve të Policisë”.

Më 16 janar, Bashkimi Demokratik i Shqiptarëve, partia e Mehmed Zenkës, tha gjithashtu se një pjesëtar i policisë së Malit të Zi kishte “keqtrajtuar një shtetas shqiptar”.

Së bashku me këtë njoftim, kjo parti prezantoi edhe një video të publikuar nga mediat shqiptare, duke kërkuar nga autoritetet që të zbulojnë se çfarë kishte ndodhur në pikëkalimin kufitar.

“Bashkimi Demokratik i Shqiptarëve u bënë thirrje organeve kompetente dhe kryeministrit të Malit të Zi, Dritan Abazoviq që të ndërmarrin masat e duhura për të ndriçuar situatën e përdorimit të forcës nga policia ndaj personave të paidentifikuar dhe për të sqaruar urgjentisht këtë situate”.

Videoja është publikuar nga mediat shqiptare më 15 shkurt dhe nga Podgoricki vremeplov në pasditen e djeshme. Këto janë dy video të ndryshme të së njëjtës ngjarje, por videoja e dytë është më e gjatë dhe më e qartë, pasi është filmuar nga afër.

Në videon e publikuar, në një moment shihet dhe dëgjohet se si një burrë nga automjeti u thotë policëve se “nuk kam bërë asgjë”. Në video po ashtu dëgjohet fjalia “ule telefonin”, teksa polici nxjerr me dhunë nga makina shtetasin e huaj.

Më 21 shkurt, partia Alternativa Shqiptare tha se ky ishte “një incident i tmerrshëm, shkatërrues për Malin e Zi” ndodhi pak ditë para mbledhjes së planifikuar të përbashkët të dy qeverive.

Qeveria shqiptare dhe ajo malazeze do të mbajnë një mbledhje të përbashkët të hënën, më 27 shkurt.

Alternativa Shqiptare, partia e kryetarit të Komunës së Tuzit, Nik Gjeloshaj, dënoi ashpër incidentin që ndodhi në pikën kufitare të Sukobinës në kufirin midis Malit të Zi dhe Shqipërisë.

Sipas deklaratës së lëshuar nga partia Alternativa, cak i këtij incidenti ishte Petraq Milo, profesor universitar. Milo nga viti 2005 deri më 2013 ka qenë këshilltar i kryeministrit të Shqipërisë për financat publike dhe politikat monetare. Po ashtu më 2019, ai ishte emëruar këshilltar ekonomik i presidentit të Shqipërisë.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here