Doni ta harroni sa më parë, ja si të veproni

0
255

Mos i telefono më, mos kontrollo më “Facebook”-un e tij dhe mos shko në vendet që ai frekuenton. Këto janë disa rregulla bazë që duhet të ndiqni nëse doni ta harroni dikë që më parë ka qenë qendra e universit për ju, shkruan standard.al.

Më në fund jeni ndarë dhe po kaloni në momente jo aq të mira. Mundoheni që ta harroni sa më shpejt, por nuk e dini si ta bëni këtë. Ne ju japim disa këshilla. Nëse gjatë lidhjes ju kanë munguar disa gjëra të caktuara si të merreni vetëm me veten tuaj, të kaloni kohë nën shoqërinë e miqve më të mirë apo të dilni si dikur, ribëjini këto gjëra, shkruan standard.al. Duke nisur që nga pasditet që mund të preferoni t’i kaloni mbyllur duke menduar në shtëpi: zëvendësojini me një pasdite jashtë në natyrë. Sporti është miku më i mirë në të tilla raste, si çlirues i melatoninës pasi ndihmon që energjitë e këqija të largohen dhe të çlirohen.

Fshije nga celulari dhe “Facebook”-u

Mos i telefono më, mos kontrollo më “Facebook”-un e tij dhe mos shko në vendet që ai frekuenton. Këto janë disa rregulla bazë që duhet të ndiqni nëse doni ta harroni dikë që më parë ka qenë qendra e universit për ju. Nëse nuk ia dilni dot të paktën tentoni ta fshini nga celulari dhe “Facebook”-u juaj sepse ndryshe do vazhdoni ta kujtoni dhe nuk do të jetë e lehtë t’a harroni.

Pamje e re

Të kujdesesh për veten është shenja më e mirë e hapave të harresës. Mos e lini veten pas dore, por kaloni kohë me veten tuaj duke u ndjerë më mirë me një “look” të ri dhe, pse jo, me veshje të reja. Fundja të gjithë e dimë që veshja të sjell vetëbesim.

Ndrysho mendjen

Të fshish nga kujtesa dikë që ka pasur shumë vend në zemrën tënde si në filmin “Eternal sunshine of a spotless mind” është e vështirë, por të paktën duhet të hiqni mendimet negative nga mendja. Përqafoni njerëzit që vërtet doni sepse ndihmon në çlirimin e oksitocinës dhe kaloni kohë me ata në mënyrë që mendimet t’i ndani me të afërmit të cilët mund edhe t’ju këshillojnë (flasim këtu për njerëz vërtet të afërt), shruan standard.al.Nëse herë pas here ju kujtohet ish-i juaj, mos buzëqeshni nga momentet e bukura të kaluara, por kujtoni ato momente që vërtet nuk i keni duruar dot.

 

Mos e tako më

 

Ka ndodhur shpesh që ish-i të takohet për t’ju “sqaruar” dhe përfundimi ka qenë shtrati përsëri. Kjo mund të duket e bukur si ide, por nëse e përjetoni do kuptoni që nuk është zgjidhja e duhur dhe do vuani më shumë me këtë kontakt (edhe nëse do të jetë me të vërtetë një ritakim). Ky lloj ritakimi mund të ngjallë dëshirën për t’u takuar përsëri dhe ndoshta për t’u rilidhur përsëri ndërkohë që e dini të dy që është e pamundur. Mos mendoni të keni miqësi më një ish-të dashur sepse kjo nuk do ndodhë kurrë./standard.al

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here