“Një marrëveshje historike”. Trump kërkon nga Thaçi stabilitet me Serbinë…

0
107

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka kërkuar nga presidenti i Kosovës Hashim Thaçi të shfrytëzohet momenti historik për arrtijen e marrëveshjes gjithëpërfshirëse me Serbinë.

Presidenti amerikan Trump i ka dërguar letër Thaçit, në të cilën shkruan se Kosova është një partner vendimtar i SHBA-së në përpjekjet për të garantuar paqen dhe stabilitetin për të gjithë Evropën, thuhet në një njoftim nga zyra e presidentit të Kosovës.

“Trump, ndër të tjera kërkon nga presidenti Thaçi dhe liderët e Kosovës që të shfrytëzohet ky moment unik, që të flasin me një zë, me qëllim të arritjes së marrëveshjes gjithëpërfshirëse me Serbinë”, thuhet në njoftim.

Në rast të dështimit për të përfituar nga kjo mundësi unike, thuhet më tej në letër, kjo do të ishte “një kthim tragjik mbrapa, sepse një mundësi tjetër për marrëveshje paqësore gjithëpërfshirëse, vështirë se do të mund të përsëritet për një kohë të gjatë”.

“Unë, iu nxis Ju dhe liderët e Kosovës, që ta shfrytëzoni këtë moment unik, të flisni me një zë të vetëm gjatë negociatave për paqe, dhe të përmbaheni nga veprimet të cilat mund ta vështirësojnë arritjen e marrëveshjes”, ka shkruar Trump.

Presidenti amerikan ka thënë se Washingtoni është i gatshëm të ndihmojë përpjekjet për të arritur një marrëveshje e cila reflekton në mënyrë të balancuar interesat e Kosovës dhe Serbisë.

“Një marrëveshje e tillë është e arritshme. Unë pres që në Shtëpinë e Bardhë t’ju mirëpres ju dhe presidentin Aleksander Vuçiç, për të festuar atë që do jetë një marrëveshje historike”, ka shtuar Trump.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here