Lëkundje të tjera tërmeti në Turqi. Rifillojnë kërkimet

0
200

Dy javë pas tërmetit shkatërrues që goditi Turqinë dhe Sirinë, ditën e djeshme janë regjistruar të tjera goditje të forta që lanë pas jo pak dëmtime. Tërmeti ka rënë në kufirin Turqi-Siri duke dëmtuar disa ndërtesa në qytetin Antakya të Turqisë.
Lëkundjet e forta janë ndjerë në Egjipt dhe Liban po ashtu. Tërmeti me magnitudë 6.3 me epiqendrër 14 kilometra në jugperëndim të Antakias, pati dhe pasgoditje të tjera me magnitudë 5.8 të shkallës Rihter. Mediat kanë raportuar se të tjera ndërtesa janë shembur duke lënë pas mbi 600 të plagosur dhe tre viktima.
Një ditë pasi forcat e kërkim shpëtimit i dhanë fund kërkimeve, janë rikthyer në tërren për të shpëtuar të mbijetuarit.

Ndërkohë presidenti i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan ka premtuar se duke nisur nga muaji mars, do të fillojë procesi i rindërtimit për 200 mijë shtëpi duke përfshirë më shumë se 130 mijë prej tyre në provincat më të prekura në Hatay, Kahramanmaras dhe Malatya. Ai tha se shtëpitë e reja do të ndërtohen më pranë maleve, për të patur më tepër siguri.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here