SPAK, BKH dhe Policia e Shtetit shpenzuan 85 mije euro Dieta për udhëtime jashtë shtetit në 3 muaj

0
146

Nga 1 nëntor 2022 deir më 19 shkurt 2023, tre institucionet më të rëndësishme në vend për zbatimin e ligjit u kanë kushtuar Shqiptarëve plotë 85 mijë euro vetëm Dieta për uhdëtime jashtë vëndit, pa llogaritur biletat e paguara për udhëtime.

 

WebLajm sjell një vëzhgim ku Prokuroria e Posaçme kryeson shpenzimet për Dieta udhëtimi jashtë vëndit me plotë 11 mijë euro.

toggle menu

 

SPAK, BKH dhe Policia e Shtetit shpenzuan 85 mije euro Dieta për udhëtime jashtë shtetit në 3 muaj21:08, 19/02/2023

 

A+AaA-

 

Nga 1 nëntor 2022 deir më 19 shkurt 2023, tre institucionet më të rëndësishme në vend për zbatimin e ligjit u kanë kushtuar Shqiptarëve plotë 85 mijë euro vetëm Dieta për uhdëtime jashtë vëndit, pa llogaritur biletat e paguara për udhëtime.

 

WebLajm sjell një vëzhgim ku Prokuroria e Posaçme kryeson shpenzimet për Dieta udhëtimi jashtë vëndit me plotë 11 mijë euro.

 

LEXO EDHE:SYRI TV/ Havier Dobi përforcon akuzat ndaj ish-zyrtares së Ramës: 500 mijë eurot i përkasin Klosit

 

Këto shpenzime i përkasin Nëntor 2022, Janar 2023 siç dhe shihni në këto dokumenta të nxjerra nga portali Spending Data, që monitoron shpenzimet nëpërmjet thesarit.

 

Byroja Kombëtare e Hetimit institucion i cili prej krijimit pati një përplasje me SPAK duke kërkuar buxhet më vehte, rezulton se ka harxhaur për Dieta plot 4 mijë euro në Janar 2023.

 

 

Faturën me shifër më të lartë si një të vetme e ka Policia e Shtetit me 70 mijë euro, ndërsa i përket periudhës 16 dhjetor 2022.

 

 

Referuar të dhënave të transaksioneve 85 mijë euro nuk përfshijnë biletat e paguara pasi ato siç dhe shihet në dokumente janë të tjera veprime dhe në faturë nuk specifikohet Dietë por biletë.

 

Por çfarë është Dieta?

 

Referuar fjalorit shqip-shqip është:

diét/ë,-a II emër i gjinisë femërore; numri shumës; -a(t) term në financë; shumë parash që i jepet një punonjësi për të udhëtuar, për të ngrënë e për të fjetur, kur shkon me shërbim./weblajm/

 

 

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here