Juventus zyrtarizon blerjen e Bentnacur

0
158

“Informacion CABJ”, portal afër Boca Juniors, ka publikuar kontratën e nënshkruar mes klubit argjentinas dhe Juventus për transferimin e Rodrigo Bentnacur te bardhezinjtë verën e ardhshme. “Pogba i ri”, i pagëzuar me këtë emër për shkak të pozicionit që mbulon dhe për shkak të fizikut, do ta mbyllë sezonin me verdheblutë, më pas do të bëjë gati valixhet për t’u transferuar në Itali. Për sa i takon kushteve të marrëveshjes, Boca do të përfitojë 50% të shumës në rast të një shitjeje të mundshme të lojtarit në të ardhmen. Përveç kësja, bardhezinjtë do të duhet të paguajnë edhe disa bonuse që do të kenë lidhje me paraqitjet dhe rendimentin e lojtarit gjatë eksperiencës së tij në Torino.

Për shkak të këtyre “nyjeve”, klubi amerikanojugor do të mund të përfitojë 500 mijë euro kur Bentancur të arrijë një minimum prej dhjetë ndeshjes me fanellën e “Zonjës së Vjetër”. 500 dmijë të tjera do të derdhen në arkat e Boca-s në rast të fitores ose të pozicionimit në zonën Champions. Pesëqind mijë të tjera kur mesfushori 19-vjeçar do të arrijë në kuotën e 10 golave, ndërsa shuma bazë që Juventus do të paguajë për të siguruar shërbimet e lojtarit do të jetë 9,4 milionë euro./telesport

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here