Gjyqi për logon e PD-së, Apeli njofton datën e seancës

0
142

Gjykata e Apelit të Juridiksionit të përgjithshëm ka njoftuar se seanca gjyqësore mbi vendimin e Apelit për logon e PD-së do të mbahet më datë 3 mars.

Trupi gjykues do të përbëhet nga gjyqtarja Elona Mihali si realtore dhe anëtarët Irida Kacerja dhe Astrit Kalaja.

Në seancën e 3 marsit pritet të shqyrtohet ankimimi i bërë nga grupimi i Enkelejd Alibeaj, mbi vendimin e gjyqtarit Agron Zhukri i cili legjitimoi dhe njohu vendimet e Kuvendit të 11 dhjetorit 2021 të thirrur nga Sali Berisha.

Apeli pritet të thotë fjalën e fundit se kujt i takon drejtimi i Partisë Demokratike.

“Në vijim të komunikimit, duke marrë parasysh intersimin e mediave si dhe të opinionit publik, Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, ju informon se:

Ankimi i Partisë Demokratike, ndaj vendimit nr. 3 datë 25.03.2022 (Gjyqtar Agron Zhukri) të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, është planifikuar për tu gjykuar me datë 03.03.2023, ora 11:00, trupi gjykues përbëhet nga Relatore Gjyqtare Elona Mihali, anëtar Irida Kacerja dhe Astrit Kalaja”, njofton gjykata.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here