Kapet pas 7 vitesh në arrati i shumëkërkuari i Ndragheta-s

0
116

Një i arratisur nga Ndrangheta i kërkuar që nga viti 2016, u arrestua në Aeroportin Ndërkombëtar të Balit në Indonezi. Bëhet fjalë për 32-vjeçarin Antonio Strangio, i cili u vu në pranga nga policia lokale. Ai ishte në kërkim për prodhim dhe trafik droge me rrethanë rënduese të metodës mafioze, në kuadër të operacionit “Eclipse 2”, drejtuar nga Dda e Reggio Calabria dhe kryer nga departamenti hetimor i komandës provinciale të Karabinierëve të Reggio-s.

“Me kapjen e Antonio Strangio-s në Bali u bë arrestimi i tretë kundër të arratisurve të rrezikshëm brenda pak ditësh, pas atyre të Edgardo Grecos në Francë, i cili ishte prej 17 vitesh dhe Matto Messina Denaros. Dëshiroj të shpreh kënaqësinë dhe urimet e mia më të ngrohta për të gjithë inteligjencën, forcat e rendit dhe policisë që po bëjnë të mundur këto rezultate të jashtëzakonshme. Lufta kundër krimit dhe kundër të gjitha paligjshmërive mbetet objektiv prioritar i Qeverisë sonë”, deklaroi kryeministrja italiane, Meloni.

Strangio ishte arratisur në vitin 2016 në Australi nga ku, pasi ishte shtetas australian i natyralizuar, nuk mund të ekstradohej. Arrestimi i tij u bë më 2 shkurt me orën lokale 21:00 lokale, por u bë e ditur vetëm sot, e mërkurë 8 shkurt. Arrestimi i Strangio vjen pak orë pas kapjes në Saint Etienne të Francës, të Edgardo Grecos, i arratisur prej 17 vitesh, i njohur si “kuzhinieri i “Ndrangheta-s” dhe i dënuar me burgim të përjetshëm për vrasje të dyfishtë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here