Nuk lejohen mediat/ Zhupa live nga fb: Nuk është shkelje të kërkosh kryeministrin të flasë për përfshirjen e tij në skandalin për të cilin po flet gjith bota

0
70

Deputetja e PD-së, Ina Zhupa, ka kërkuar sot në Komisionin e Etikës së Kuvendit se ku janë provat mbi të cilat, Kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla dhe shtatë deputetë të PS-së, kërkojnë përjashtimin e kolegëve të tyre demokratë nga punimet e Kuvendit për dhjetë ditë.

Në një transmetim live me celularin e saj në Fb, pasi kryetarja socialiste e Komisionit, Klotilda Bushka,  nuk pranoi që mbledhja të ndiqej nga mediat, Zhupa akuzoi së pari  deputetët e PS-së për ankesën e paraqitur me shkrim dore, ku të gjitha firmat rezultojnë njëlloj dhe dukshëm është një falsifitet, për t’iu drejtuar më pas edhe Kryetares së Kuvendit.

“Duhet të kishin shqyrtuar njëherë atë kërkesë, të vazhdonte ajo kërkesë , sepse mund të dalë shumë qartë që e ka shkelur rregulloren znj. Lindita Nikolla dhe ne nuk kishim pse të ishim këtu. Me logjikë juridike, nuk mund të ecin këto në mënyrë paralele, se ne kemi akuzuar pikërisht me fakte dhe me prova.

Meqë jemi tek faktet dhe provat, pika ime e tretë është: Ku janë faktet dhe provat që unë dhe kolegët e mi kemi shkelur rregulloren e parlamentit?

Ku është fakti dhe prova që mua më është tërhequr vëmendja nga kryetarja e Kuvendit?

Ku është dhe prova që unë kam kërkuar të drejtën me buton dhe nuk më është dhënë fjala për procedurë, nuk më është dhënë për ligjet që jam regjistruar për të folur? Ku janë këto prova?

Se nuk mund të bëjmë ne një gjyq këtu, me njerin tjetrin, kolegë, me një letër bakalli që sjellin shtatë deputetë me shkrim të njëjtë të cilët kanë edhe shkrimin dhe firmat e njëjta, po nuk po i  hyj fare atyre falsifikimeve se i keni në zakonin tuaj, por ama prova duhet të sjellin, një copë letër, një procesverbal.

(Bushka kërkon të ndërhyjë, Ina Zhupa kërkon të mos ndërpritet)

Zhupa: Ta mbaroj unë, pastaj ju. Në momentin që ju sillni vetëm një copë letër me dy faqe në të cilën thuhet “m’u duk mua, m’u prish qetësia mua  qetësia se m’u duk se deputetja atje foli në parlament (ironizon) se është “blasfemi të flasësh në parlament, se në Parlament duhet të ngresh kartonin kur të thotë Taulant Balla dhe normalisht ata deputetë që nuk kanë folur ndonjëherë shqetësohen edhe për deputetë që flasin. Por në fakt kjo nuk është shkelje që unë të kërkoj të drejtën për të folur në parlament. Që unë të kërkoj mundësinë të kem kryeministrin në parlament, nuk është shkelje, që të respektohet rregullorja dhe të bëhet mocion, nuk është shkelje!”

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here