“Autobusi thanë do vijë, nuk ka ardhur”. Lali Eri harron fshatrat…

0
101

Por buxheti i lartë dhe investimet duket se nuk kanë shkuar në të njejtën linjë. Nga një vëzhgim në Tiranë rezulton se ndërhyrjet janë përqëndruar vetëm në qendër ndërsa vetëm pak metra larg Sheshit Skënderbej shkelqimi i qendrës nis e zbehet.

Që prej reformës së ndarjes territoriale, Bashkia e Tiranës ka marrë fondin më të madh ndonjëherë për investime në fshatra, i cili shkon në shifrën e mbi 100 milionë euro. Por, përpos kësaj shume të adresuar enkas për investimet në zonat rurale, periferitë e kryeqytetit janë lënë në mëshirë të fatit. Në shumë prej fshatrave të kryeqytetit mungojnë investimet bazike, si ndriçimi, investimi në rrugë apo edhe transporti urban. Në fshatin Baldushk, prej vitesh nuk është bërë investim.

“Bashkia është jerm, e ka harruar fshatin”

Në këtë zonë ndriçimi i rrugës mungon, duke u kthyer kështu në një rrezik serioz për banorët, të cilët kanë rënë pre edhe e vjedhjeve apo aksidenteve rrugore.

“Ndriçim nuk kemi pasur fare, taksat i paguajmë, por vjen ora 8-9 errësirë”, tha një banor.

“Para dy javësh vodhën makinën këtu te servisi”, tha një banor i fshatit.

Ndërsa, në fshatin Tufinë mungon rruga

Banorët thonë se bashkia i ka harruar.

Përpos rrugës, shqetësim për banorët mbetet edhe transporti urban, i cili edhe pas premtimit të Kryebashkiakut nuk është realizuar.

“Autobusi thanë do vijë, nuk ka ardhur. Për ne banorët e Tufinës është shumë keq”, u shpreh një banor tjetër.

Investimet në zonat rurale mbeten ende një shqetësim për banorët e periferive të kreyqytetit, të cilët presin përherë kohën e zgjedhjeve për premtimet e investimeve.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here