“Dy rrugë janë për largimin e kësaj qeverie”/ Blushi: Protesta e 11 shkurtit me mesazh të qartë për Ramën

0
99

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi në një intervistë për Ora News me gazetarin Everest Dedaj tha se “mbi 80 për qind e popullit shqiptar sot kërkon ndryshim”.

Sipas tij “Protesta është një formë ku populli mund të shprehë urrejtjen ndaj kësaj qeverie” dhe protesta e “11 shkurtit do ti japë një mesazh shumë të qartë Edi Ramës”.

Tedi Blushi: Tashmë situata ka ndryshuar dhe kjo vihet re jo vetëm në mbështetjen e dy forcave politike të PD dhe PL por është e faktuar se mbi 80 për qind e popullit shqiptar sot kërkon ndryshim. Protesta është një formë ku populli mund të shprehë urrejtjen ndaj kësaj qeverie që ka tejkaluar çdo limit.

Çfarë e bën 11 shkurtin të ndryshme nga protestat e tjera?

Tedi Blushi: Protesta e 11 shkurtit do ti japë një mesazh shumë të qartë Edi Ramës. Orët e tij tashmë janë të numëruara. Nga pjesëmarrja që sa vjen e rritet dhe nga besimi në lidershipin e ri oozitar duket dëshira për të shprehur pakënaqësitë ndaj kësaj qeverie. Dy janë rrugët që opozita ka shprehur për largimin e kësaj qeverie sigurisht protesta dhe zgjedhjet.

Protestat do tju çojnë në rritje drejt 14 majit?

Tedi Blushi: Protestat  janë një mundësi që opozita i jep popullit për të ngritur zërin e saj para zyrës së kryeministrit që është kthyer në simbol të korrupsionit, kapjes së shtetit, pastrimit të parave, trafiqeve e shumë e shumë aferave të tjera. Ne i japim mundësinë popullit të shpreh pakënaqësitë e tyre.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here