Berisha i sigurt: Në zgjedhje, PD-ja do të marrë pjesë me siglën dhe logon e saj

0
129

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, i ftuar në studion e “Debat” nga Alba Alishani, në A2 CNN, garantoi se në zgjedhjet vendore, kjo parti “do të marrë pjesë në zgjedhje me flamurin, logon, siglën dhe vendimin e gjykatës”.

“Kreu i KQZ është jurist dhe unë shpresoj që si jurist, ai t’i përmbahet Kushtetutës, ligjit, vendimit të Gjykatës, që duhet të prevalojë mbi urdhrin e Edi Ramës. Në 25 mars, gjykata vendosi legjitimitetin e Kuvendit të 11 dhjetorit. Unë garantoj se PD-ja do të marrë pjesë në zgjedhje me flamurin, logon, siglën dhe vendimin e gjykatës për të. Nëse Rama ka vendosur ta marrë peng, do të përballet me pasojat, bashkë me ata që i shkojnë nga pas”, deklaroi Berisha.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here