Brisida Shehaj: Drejtësia duhet të vepronte ndaj Ramës siç bëri me Tahirin

0
308

Ish-drejtorja e Tatimeve, Brisida Shehaj shprehet se hetimet ndaj Charles McGonigal nuk kanë nisur nga emaili i ish të dashurës së tij, por nga vetë FBI, nisur nga veprimet e ish-zyrtarit të këtij institucioni.

Në Task Force, Shehaj iu referua intervistës së Allison Guerriero, duke shtuar se skandali Rama-McGonigal është edhe më i rëndë, pasi FBI kishte nisur hetimet vetë më herët.

Gjithashtu, Shehaj tha se drejtësia duhet të kishte vepruar ndaj Edi Ramës njësoj siç bëri me Saimir Tahirin, ku hetimet për të nisën nga bisedat telefonike mes trafikantëve.

“Prokuroria duhet të kishte lëvizur me vrap siç lëvizi në rastin e Saimir Tahirit, që u mjaftua me disa përgjime telefonike, jo më për hetim, se ata hetoi Italia dhe tha s’ka gjë këtu. Ramën po e heton Amerika dhe për shkak të imunitetit diplomatik është e vështirë të merret atje i pandehur. Ish e dashura e McGonigal tha se hetimi nuk ka nisur nga emaili im. Edhe më e rëndë. Nuk është çështja e la e dashura, xhelozia, ajo zonja tha nuk ka nisur hetimi nga emaili im. Ka nisur nga veprimet që ka bërë ky zotëri”, tha ajo

Brisida Shehaj tregoi edhe lëvizjet e Oleg Deripaskës në Shqipëri, suporti që mori nga Edi Rama dhe si u shndërrua në investitor strategjik.

“Do shohim veprimet e Deripaskës dhe ndikimet e tij në Shqipëri, për aq sa unë di, se fillimisht unë kam drejtorja e AIDA kur është aplikuar fillimisht për të marrë statusin e investitorit strategjik nga Ilir Trebicka, jo nga kompania e Deripaskës që e mori më pas, për të ndërtuar një plantacion me shegë. Marr vesh më pas siç u bë publike edhe nga z.Berisha, doli një kompani tjetër që mori statusin e investitorit strategjik, pra në 2018, dhe sot po të shkosh te AIDA ai zotëria ka një aplikim aktual për të marrë shumë ha tokë për të ndërtuar një park të madh fotovoltaik. Deripaska del si aksioner i fshehtë. Lideri suprem duhet të dilte me letra para nesh dhe të thoshte 5 gjëra, kur është kaq i pastër, duhet të ishte vetë ky që do të bënte transparencë para popullit, por do ia çonte Ulsiut bëja një letër drejtësisë amerikane, të vijnë për 24 orët letrat nga atje, të hetojnë Duçkën, individë të tjerë, të hetojnë hallin e Tom Doshit”, u shpreh Shehaj.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here